Vllatko Gjorçev vendosi të punojë në sektorin privat pas 25 vitesh në politikë

Deputeti shumëvjeçar i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev ka vendosur të punojë në sektorin privat, duke hapur kompaninë e tij. Përmes një postimi në Instagram, ai tha se kompania e tij do të jetë në fushat e marketingut, konsulencës, tregtisë dhe shërbimeve, transmeton Portalb.mk.

“Përshëndetje te gjithëve. Vendosa të punoj në sektorin real. Privatisht, në kompaninë time, në fushën e marketingut, konsulencës, tregtisë dhe shërbimeve. Në Maqedoni gjithmonë ka lëvdata dhe kritika. Nëse do të kisha një punë shtetërore – do të kishte kritika. Nëse shkon në privat – përsëri kritika dhe disa urime. Nëse keni sukses – përsëri kritika. Nëse dështon, atëherë kritika dhe sehir. Jeta vazhdon”, shkroi Gjorçev në rrjetin social.

Por më vonë, në rrjetin social Facebook Gjorçev shkroi se ai do të vazhdojë të mbetet i angazhuar dhe aktiv në VMRO dhe se nuk dorëzohet.

“Të mos ketë dilema: Unë mbetem i angazhuar dhe aktiv në VMRO-DPMNE. Në terren, në komitete, me anëtarësi… Nuk ka dorëheqje”, shkroi Gjorçev.

Gjorçev është anëtar i VMRO-DPMNE-së që nga viti 1996, ndërsa u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit të forcave të reja të VMRO-DPMNE-së dhe anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së. Është emëruar anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së në vitin 2004. Për herë të parë si deputet në Kuvend është zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2006 dhe mandati i fundit i tij ishte 2016-2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button