Nuk ka vjedhje të rrymës në QTQ Shkup ku ishte denoncuar prodhim ilegal i kripto valutave

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se, pas aksionit policore në QTQ, për çka paraprakisht ishte denoncuar se në magazinat e qendrës tregtare prodhohen ilegalisht kripto valuta, me çka policia ka vërtetuar se nuk është kryer vepër penale, transmeton Portalb.mk.

“Sot në 14:45 në SPB Shkup, A.M ka paraqitur se në magazinat në QTQ “ka pasur të vendosur makina për prodhimin e kripto valutave”, përkatësisht se për shkak të pretendimit të tregtisë në internet me kripto valuta, persona të caktuar kanë kryer vjedhje të energjisë elektrike, me qëllim që të realizojnë kapacitetin e nevojshëm të makinave kompjuterike të tyre të nevojshme për tregti me kripto valuta. Nëpunësit policor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas denoncimit, kanë biseduar me personat përgjegjës në QTQ dhe me përfaqësues nga EVN, me çka vërtetuan se për njehsorët që janë në pronësi private, nuk është vërtetuar asnjë lloj vjedhje e energjisë elektrike, pas çka është vërtetuar se nuk ekzistojnë elemente për kryerje të veprës penale, të dënuar sipas Kodit Penal”, njoftuan nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button