fbpx

RMV, Antikorrupsioni kërkon që të ndiqet penalisht ish ministri i Kulturës, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni në seancën e sotme vendosi t’i dorëzojë iniciativë Prokurorisë Publike që të nis procedurë për ndjekje penale të ish ministrit të Kulturës, i cili e ka kryer këtë funksion nga 27 qershor 2019 deri më 30 gusht 2020, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrën zyrtare dhe kompetencave në lidhje me marrëveshje dhe aneks marrëveshje të nënshkruara më 24 korrik 2020, që kanë të bëjnë me konkursin vjetori për financim të projekteve me interes nacional, transmeton Portalb.mk.

Kjo lëndë është dorëzuar në Antikorrupsion nga ana e Ministrisë së Kulturës, ndërsa me konkludim të Qeverisë të mbajtur më 18 maj të këtij viti. Nga Ministria e Kulturës është kërkuar që të bëhet kontroll i punës në pjesën e bazës ligjore të marrëveshjeve dhe aneks marrëveshjeve të nënshkruara më 27 qershor 2020, duke pasur parasysh se ato, siç sqaroi anëtari i Antikorrupsionit, Vladimir Georgiev, janë nënshkruar në periudhë pas zgjedhore pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në kushte kur nuk ishte formuar Qeveria e re dhe në kushte kur me rishikimin e buxhetit, ministrisë i ishin shkurtuar mjete financiare për financimin e projekteve të interesit nacional në fushën e kulturës.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgjithshëm mund të konstatohet se gjatë shkurtit 2020, nga ana e komisioneve profesionale të formuara në Ministrinë e Kulturës, janë miratuar vendime me të cilat janë miratuar mjete për financimin e këtyre tre programeve në vlerë prej rreth 186 milionë denarë apo mbi 3 milionë e 100 mijë euro për 684 projekte. Duke pasur parasysh se për vitin 2020 për të gjithë programet ishin paraparë gjithsej 159 milionë denarë, por edhe obligimet që ministria i ka ndërmarrë në vitin 2019 në vlerë prej 23 milionë denarë, del se ky institucion ka pasur në dispozicion vetëm 136 milionë denarë që të financojë këto 3 programe”, sqaroi Georgiev.

Ai shtoi se, edhe përkrah asaj që e ka ditur se Ministria e Kulturës nuk ka mjete të mjaftueshme, personi përgjegjës në mënyrë shtesë ka nënshkruar 100 vendime, marrëveshje dhe aneks marrëveshje më 25 korrik 2020, me çka ka ndërmarrë obligime tjera në vlerë prej 33 milionë denarë.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska theksoi se, gjithë këto informata çojnë në atë se personi udhëheqës në Ministrinë e Kulturës ka ndërmarrë obligime jashtë mjeteve të disponueshme me buxhetin, që siç theksoi, është e ndaluar dhe e dënueshme.

Në periudhën e theksuar funksionin e ministrit të Kulturës e ka ushtruar Hysni Ismaili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button