FFK-ja paralajmëroi ankesë në UEFA për mënyrën e festimit të futbollistëve të Serbisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka paralajmëruar ankesë zyrtare në UEFA lidhur me mënyrën se si lojtarë të Serbisë kanë festuar fitoren ndaj Portugalisë dhe kualifikimin në Botërorin 2022, raporton Koha.net.

Tre prej lojtarëve të Serbisë kanë pozuar me tre gishta lartë dhe me fanella që përmbanin mesazhe nacionaliste serbe dhe që Kosovën e shohin pjesë të Serbisë. “Federata e Futbollit e Kosovës do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë, të cilët pas ndeshjes me Portugalinë janë shfaqur me fanella me mbishkrim irredentist nacionalist.

FFK konsideron se propagandimi i një kënge nacionaliste nga futbollistët e Kombëtares së Serbisë, në tekstin e të cilës përmenden dy qytete të vendeve fqinje të saj, Prizreni i Republikës së Kosovës dhe Rumja i Malit të Zi, është i papranueshëm.

Ky gjest nxitës dhe nacionalist nuk përkon me vlerat evropiane, por thjesht është pjesë e ëndrrave dhe mendimeve shoviniste dhe irredentiste serbe”, thuhet në njoftimin e FFK-së. “Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe kudo vlerësohet për krijim të urave të miqësisë ndërmjet popujve dhe si të tillë duhet ta ruajmë, e jo të shërbejë si mjet propagandues për shovinizëm të tërbuar.

FFK në vazhdimësi është kujdesur për propagandim të vlerave sportive dhe miqësore, prandaj do të kërkojë me ngulm nga UEFA që të dënojë veprimet e tilla, që vijnë nga një ekip kombëtar, i cili futbollin e shfrytëzon për propagandë të mendimeve të prapambetura”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button