RMV, akuzohet 60 vjeçari për ndërtimin e objektit pa leje

Prokuroria në lidhje me një ndërtim pa leje në një madhësi prej pesë kateve në Gostivar, ka paraqitur rastin si vepër penale te gjykata përkatëse, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Gostivar në gjykatën kompetente ka dorëzuar aktakuzë ndaj një personi për veprën penale – Ndërtim pa leje në bazë të nenit 244-a, paragrafi 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që inspektori komunal më 18 qershor kishte kryer inspektimin e punimeve në vendin e ngjarjes, ku ishte përpiluar raporti.

Raportohet që ai pa marrë leje për ndërtim, ka filluar të ndërtojë objekt prej pesë kateve në Gostivar me hapësira afariste dhe banesa për banim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button