Kosovë, 14 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 14 raste të reja të të infektuarve me Covid-19, nga 1,823 testime të kryera, transmeton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk u regjistrua asnjë viktimë, ndërsa u shëruan 6 pacientë.

Numri i rasteve aktive është 428.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitalet publike trajtim mjekësor nga Covid-19 marrin 37 pacientë, prej tyre 13 me Covid-19 dhe 24 me simptoma të post-Covid-19.

“4 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv.” thuhet në njoftim.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar afër 170.000 raste të infektimit. Prej të cilëve 2,980 persona vdiqën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button