Ekspertët e këshillojnë Arsovskën për sistemin BRT: Mos nxitoni me vendime strategjike!

Referendumi për futjen e një tramvaji në Shkup në fund të viteve 1980 dështoi për 1%, e pas kësaj u deshën 30 vjet që sërish të fillojë realizimi i procedurës për të rifutur transportin publik alternativ në kryeqytet. Mos nxitoni me vendime, është qëndrimi i ekspertëve pas deklaratës së djeshme të kryetares së Shkupit Danela Arsovska se nuk do ta realizojë Bas rapid tranzit – BRT apo metronë e autobusëve në Shkup, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Arsovska për disa nga mediat maqedonase, në një konferencë në të cilën gazetarët e “Meta” nuk ishin të ftuar tha se në ditët në vijim do të ketë takime me ekspertët e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për t’u njohur me kushtet dhe çfarë ka ndodhur deri më tani, çfarë është dakorduar dhe është bërë, por tha edhe se BRT nuk do të ndërtohet.

Ndërsa pardje, së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski, e promovuan ndërtimin e mega parkut në lokacionin e stacionit të fundit të linjës 5 në Novo Lisiçe, ku në fakt duhet të ndërtohet depoja e ardhshme për autobusët të linjës parë BRT.

Nikolla Krstanoski, profesor i transportit publik në Fakultetin Teknik në Manastir, tha për Meta.mk se disavantazhi më i madh i transportit publik në Shkup nuk është numri i autobusëve apo biletave falas, por mungesa e transportit publik të shpejtë dhe me kapacitet të lartë.

“Nëse mund të vozis për në Shkup për 30 ose 40 minuta, edhe nëse ka disa bllokime trafiku, për të arritur në destinacionin e dëshiruar dhe me autobus kohën totale të udhëtimit – ecja në këmbë deri në ndalesë, duke pritur për të arritur një automjet, duke vozitur në automjeti, duke ecur nga stacioni deri te destinacioni përfundimtar të udhëtimit, më duhet një orë ose më shumë, do të udhëtoj me veturë, kështu që nëse dëshiron qyteti, le të lëshojë edhe aeroplanë në transportin publik të qytetit”, sqaron profesori Krstanoski.

Ai shton se projekti BRT në Shkup është pranuar me admirim të madh nga përfaqësuesit e BERZH-it, të cilët janë shumë të rreptë sa i përket projekteve që financojnë.

“Shkupi nuk mund t’i zvogëlojë problemet me bllokimin e trafikut, ndotjen e shtuar, mungesën e parkingut, nëse nuk ofroni transport publik cilësor që do të ishte mjaft tërheqës që disa nga përdoruesit e sotëm të makinave të kuptojnë se është më e përshtatshme për ta nëse e shfrytëzojnë transportin publik”, thotë profesor Krstanoski.

Krahas shpejtësisë së transportit, rëndësi ka edhe besueshmëria e shërbimit për qytetarët, që nënkupton sigurinë e udhëtarit që çdo ditë me përdorimin e transportit publik të arrijë në destinacionin përfundimtar në kohën e duhur të parashikuar, pa vonesë. Me sistemin ekzistues të autobusëve në Shkup, thotë Krstanoski, kjo është e paarritshme, sepse autobusët nuk kanë rrugë të veçantë, por janë të bllokuar në rrëmujën e trafikut. Prandaj, thotë ai, është keqkuptim themelor të mendohet se blerja e autobusëve të rinj do të përmirësojë transportin publik dhe do të tërheqë klientë të rinj.

Lidhur me transportin publik tërësisht falas si përvoja nga qytetet tjera, profesori Nikolla Krstanoski për Meta.mk shpjegon se ai ekziston vetëm në Luksemburg si vend jashtëzakonisht i pasur dhe i vogël dhe në Talin, kryeqytetin e Estonisë. Krahasuar me vendbanimet e tjera, këto janë qytete jashtëzakonisht të vogla me deri në 20,000 banorë me një numër shumë të vogël linjash.

“Shembulli i qytetit të Talinit tregoi rezultate shumë interesante: për shkak të transportit falas, numri i udhëtarëve u rrit me vetëm rreth 10 për qind, dhe përdorimi i makinave u ul me vetëm 2-3 për qind. “Është interesante se rritja e numrit të udhëtarëve ka ardhur nga përdoruesit e mëparshëm të biçikletave dhe këmbësorëve, si dhe nga rritja e numrit të udhëtimeve të udhëtarëve ekzistues në transportin publik”, shpjegoi ai.

Me sa i ka kuptuar përpjekjet e kryetares Danela Arsovska, në Shkup në të ardhmen do të rritet numri i linjave të autobusëve, do të ketë nisje më të shpeshta, por kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me idenë e transportit publik falas dhe pohimin e kryetares që me menaxhim të mirë të reduktohen kostot operative.

“Sot JSP Shkup ka shpenzime vjetore operative prej rreth 30.000.000 euro dhe nëse rritet numri i autobusë në qarkullim, kjo shifër do të arrinte deri në 35.000.000 euro e më shumë”, tha profesor Krstanoski.

Në këtë rast, pjesa më e madhe e buxhetit të qytetit të Shkupit do të duhet të ndahet për financimin e transportit publik falas, ndërsa pyetja është nëse kjo nuk do të rrezikojë funksionimin e ndërmarrjeve tjera publike dhe të qytetit të Shkupit në përgjithësi.

Profesor Nikolla Krstanoski përkujton se shpenzimet e transportit publik vijnë nga çmimet e derivateve dhe pjesëve rezervë për autobusët, por edhe nëse linjat e reja dhe autobusët më të shpeshtë do të duhet të punësohen shoferë të rinj, sepse JSP Shkup edha ashtu tashmë ka mungesë të stafi i tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button