Transporti hekurudhor për të rinjtë të jetë sërish falas, kërkojnë organizatat studentore

Parlamentet Studentore Universitare në vend po kërkojnë që Qeveria të kthejë transportin falas me tren për studentët dhe të rinjtë në vend, që u ndërpre me fillimin e pandemisë Covid-19 në mars 2020, shkruan Meta.mk.

Para pandemisë, të gjithë të rinjtë nën moshën 27 vjeç kishin të drejtë të përdornin bileta treni falas për të udhëtuar me tren udhëtarësh në çdo destinacion, edhe atë çdo fundjavë të parë dhe të tretë të muajit. Përveç kësaj, studentët kishin të drejtë për të udhëtuar falas me tren çdo të enjte, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme në vend mund të udhëtonin me tren falas çdo të mërkurë.

Eva Cvetkovska, kryetare e Parlamentit Studentor Universitar të Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi (UKIM)” për Meta.mk thotë se është e paarsyeshme dhe absurde hapja e diskove, ndërsa studentëve nuk u takon transporti falas me tren me pretekstin e koronavirusit. Ajo shton se janë në pritje të zgjidhjes së dramës aktuale politike në vend për të peshuar hapat që do të ndërmarrin në të ardhmen.

“Më 12 korrik 2021 mbajtëm një takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, ku e paraqitëm kërkesën tonë dhe e shpjeguam idenë tonë, por fatkeqësisht përgjigja ka qenë se për vitin 2021 tashmë ka kaluar rebalanci i buxhetit, por që do të na kenë parasysh kur të hartojnë buxhetin për vitin 2022.” tha Cvetkovska.

Propozimi i Parlamentit Studentor të UKIM tashmë është dërguar si kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është kthimi i transportit falas me tren për studentët për çdo fundjavë, ndryshe nga rregulli i mëparshëm, sipas të cilit çdo e enjte dhe çdo a dyta fundjavë ishin pa pagesë.

“Në këtë mënyrë, 4 të enjtet falas gjatë një muaji shpërndahen në 2 fundjavë shtesë që nuk kanë qenë falas deri më tani, gjegjësisht studentët të fitojnë të drejtën e transportit falas me tren çdo fundjavë të muajit. Në këtë mënyrë barra financiare e institucionit mbetet e pandryshuar dhe për studentët kjo zgjidhje ka një rëndësi të madhe duke qenë se biletat falas të së enjtes shpesh kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të ligjëratave që kanë të premten” tha Eva Cvetkovska.

Ajo theksoi se vendosja e transportit falas për studentët çdo fundjavë do të stimulojë transportin hekurudhor në vend, ndërsa shteti do të tregojë se kujdeset për studentët. Studentët janë në një pozitë të palakmueshme financiare si subjekte, të cilët për të ruajtur të drejtën e studentit të rregullt, nuk lejohen të punësohen, ndaj nuk mund të përballojnë luksin që vazhdimisht të paguajnë bileta të transportit.

Ndryshe, viti aktual akademik në UKIM zhvillohet me orë të kombinuara për studentët. Shumica e fakulteteve të këtij universiteti zhvillojnë mësime onlajn me studentë, ndërsa ushtrimet zhvillohen me prezencë fizike. Vetë profesorët vendosin nëse provimet do të zhvillohen onlajn apo me prani fizike. Ngjashëm me UKIM, edhe Universiteti Shtetëror në Tetovë vitin e kaluar kishte mësimdhënie të kombinuar. Në Universitetin e Evropës Juglindore ka mësimdhënie me prani fizike, por edhe mundësi për studentët që të ndjekin ligjëratat onlajn.

Sa  përket Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, kryetari aktual i Parlamentit Studentor universitar Mirko Naxhakov për sqaroi se mësimet në fakultetet e tyre mbahen onlajn, ndërsa deri tani nuk i janë drejtuar organeve kompetente për kthimin e biletave falas për udhëtimi me tren për studentët.

“USS UGD e mban qëndrimin se përderisa ligjëratat janë onlajn do të kërkojmë ngarkesë shtesë në buxhet, por nëse studentët kthehen në banka, sigurisht që do të kërkojmë kthimin e masës.” tha Mirko Naxhakov.

Për atë se kur do të kthehen biletat falas të trenit kemi kërkuar informacion zyrtar edhe nga kompania shtetërore që kryen transportin – Hekurudhat e RMV se kur do, por Meta.mk gjatë 10 ditët e fundit nuk ka marrë përgjigje në pyetjen se kur studentët dhe të rinjtë mund të udhëtojnë sërish falas me tren, edhe pse këtë vit marrin subvencione nga shteti për të mbuluar shpenzimet e organizimit të trafikut hekurudhor të udhëtarëve nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button