Afrim Gashi: Alternativa nuk hyn në Qeveri me parti që nuk e kanë një qëllim të qartë, e ai është BE-ja

Lideri i partisë Alternativa, Afrim Gashi në paraqitjen e tij të sotme në ClickPlus në TV21 deklaroi se në partinë që drejton ai, asnjëherë nuk është diskutuar për qeverisje pa garanci ndaj kursit euroatlantik. 

“Në parti kemi folur vetëm për mosbesimin e qeverisë. Kjo nuk ndodhi sot. Që të jetë Alternativa pjesë e një qeverie, duhet të flasim në parti, por duhet të theksoj – nuk ka qeveri me parti që nuk e kanë një qëllim të qartë, e ai është BE-ja, NATO-ja”, tha Gashi.

Ai tha se nuk kanë vërejtje për LSDM-në e cila sipas tij, “ka merita për anëtarësimin e vendit në NATO. Ata kanë meritë edhe për agjendën evropiane”, tha Gashi.

Ai tha se nga bashkëpunimi me VMRO-DPMNE, e kanë bërë këtë parti më të hapur për shqiptarët dhe më pak nënçmuese për to.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u tentua të votohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë së vendit, kërkesë e ngritur nga deputetët e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare, shkruan Portalb.mk. Por, opozitës i mungoi një votë prandaj dhe u tërhoq.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: RMV, seanca e votëbesimit dështoi, opozita nuk i ka votat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button