Nikollovski nga VMRO-DPMNE: Votëbesimin e lëmë, kërkojmë zgjedhje të shpejta parlamentare

Deputeti i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski tha se opozita tërhiqet nga votëbesimi i sotëm. Ai tha se opozita kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare, kjo sipas tij, është e vetmja zgjidhje, njofton Portalb.mk.

“Sot u shkel demokracia në Maqedoni. Sot u kidnapua një deputet dhe pamë sesi regjimi në pushtet po transformohet në regjim kriminogjen të paparë deri më tani në Evropë dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi. Do të japin përgjegjësi për kidnapim të deputetëve, për marrjen e telefonave të tyre, për mbylljen e tyre që mos të dalin dhe të komunikojnë dhe bënë gjithçka që të shkelin demokracinë tonë. ” tha ai.

Sipas tij, zgjedhjet e shpejta parlamentare janë zgjidhja e vetme e kësaj krize.

“Zgjidhja më e shpejtë dhe më e thjeshtë për dalje nga kjo krizë politikë është të mbahen zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare. Qeveria nga sot ka 59 deputetë ndërsa VMRO dhe koalicioni ka 60, e qartë është se qeveria nuk ka legjitimitet. Presim që ta lirojnë deputetin e kidnapuar sepse ne tani do të shkojmë në shtëpi” tha ai.

Në pyetjen e gazetares së Portalb.mk a ka dëshmi se deputeti Kastriot Rexhepi është kidnapuar, Nikollovski tha se dëshmitë duhet ti japin organet kompetente dhe jo opozita.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u tentua të votohet mocioni për mosbesimin e Qeverisë së vendit, kërkesë e ngritur nga deputetët e partive opozitare maqedonase dhe shqiptare, shkruan Portalb.mk. Por, opozitës i mungoi një votë prandaj dhe u tërhoq.

Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: RMV, seanca e votëbesimit dështoi, opozita nuk i ka votat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button