Mickoski: Kastriot Rexhepi është Amdi Bajrami i ri

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski u paraqit në Kuvend dhe u prit me pyetjen nëse opozita ka shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh, transmeton Portalb.mk.

Tani po kthehem nga fakulteti, kisha ligjërata. Më lejoni ta zbuloj të vërtetën nga vendngjarja, çfarë ndodhi”, tha Mickoski

I pyetur nëse kanë zëvendësim për deputetin Rexhepi, Mickoski tha:

“…për Amdi Bajramin bashkëkohorë, i qoftë i lehtë dheu …?” ..

Seanca në të cilën do të diskutohet dhe votohet për Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë nuk mund të hapet zyrtarisht dhe të votohet rendi i ditës, për shkak se nuk ka kuorum pasi është konstatuar se në sallë nuk ka mjaftueshëm deputetë. Deputetët e partive në pushtet LSDM dhe BDI nuk ishin në sallë, kurse pa ta dhe pa Kastriot Rexhepin nga Besa i cili njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën parlamentare, deputetët e opozitës së bashku me dy deputetët tjerë të Besës janë 60.

Sipas nenit 95 të Rregullores së Kuvendit, Kuvendi mund të vendos vetëm nëse në seancë janë të pranishëm shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve, përkatësisht 61. Kuvendi vendos me shumicën e votave të deputetëve të pranishëm dhe së paku një e treta e numrit të përgjithshëm të deputetëve, përveç nëse Kushtetuta parashikon një shumicë të veçantë.

Me të nisur seanca parlamentare për votëbesimin e Qeverisë, kryeparlamentari Talat Xhaferi kërkoi 10 minuta pauzë. Në sallë janë të pranishëm vetëm 60 deputetë të opozitës, pasi deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi ishte i pakapshëm në thirrjet telefonike. Por para një ore përmes rrjetit social Facebook, ai njoftoi se nuk do të votojë rrëzimin e Qeverisë.

“Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qenë integrimi euro atlantik i RMV. Duke pasur parasysh momentin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë”, shkruan Rexhepi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button