Nuk ka më zbritje në taksitë e Shkupit, kompanitë iu kthyen çmimeve të vjetra për shkak të shtrenjtimit të derivateve

Kompanitë e taksive në Shkup nuk ofrojnë më zbritje. Për shkak të rritjes së çmimit të derivateve që nga fillimi i këtij muaji, kompanitë e taksive hoqën një nga një zbritjet. Tani lëvizin sipas çmimit zyrtar të përcaktuar para 10 vitesh nga Qyteti i Shkupit, 40 denarë starti dhe 25 denarë për çdo kilometër të kaluar, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ne patjetër duhej të fillonim të japim zbritje, pasi taksistët ilegalë që nuk paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit e bënin këtë. Tani që është rritur çmimi i karburantit, nuk na shpërblehet të gjithëve nëse japim ulje. Çmimi i gazit u rrit nga 28 në 45 denarë, kështu që e kemi anuluar atë zbritje prej 40 denarë”, tha Abdullah Rushiti, kryetar i Shoqatës së transportuesve të autotaksisë.

Sasho Rajçanovski nga Grupi i transportuesve auto-taksi thotë se nuk do të kërkojnë nga Qyteti i Shkupit rritje të çmimit të transportit me taksi për shkak të rritjes së çmimit të derivateve.

“Çmimet mbeten të njëjta sipas çmimores së 10 viteve më parë. “Për shkak të situatës së re, disa nga anëtarët vendosën t’i anulojnë zbritjet, e disa i reduktuan ato”, tha Rajçanovski.

Në Shkup janë 2700 taksistë, sipas numrit të licencave të dhëna nga Qyteti i Shkupit. Nga Shoqata e transportuesve të autotaksive, ku bëjnë pjesë anëtarë të kompanive që kanë automjete të tyre dhe punësojnë taksistë, thonë se gjendja me taksi është e keqe për shkak të konkurrencës së pandershme. Ka një numër të madh taksistësh të paligjshëm, të cilët nuk paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit dhe drejtojnë automjete të vjetra dhe jo ekologjike.

Edhe përkundër numrit të madh të licencave të lëshuara, në Shkup në orët e pasdites, e sidomos në orët e mbrëmjes, nuk mund të gjendet veturë e lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button