Zaevi i mblodhi partnerët e koalicionit: nesër mund të mos ketë kuorum në seancën e votëbesimit të Qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev sonte në Qeveri i mblodhi partnerët e koalicionit. Në tëtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të të gjithë partive politike të cilat marrin pjesë në shumicën parlamentare, me përjashtim të Lëvizjes Besa, e cila fillimisht e mbështeti iniciativën për votim të mosbesimit të Qeverisë, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të tyre, në takim ka marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai, njëjtë si edhe Zaevi, siç njoftohet, është shfaqur me optimizëm se Qeveria nuk do të rrëzohet në Qeveria, gjegjësisht se, siç thuhet, “shumica është te forcat progresive në parlament”.

Partnerët kanë biseduar rreth mundësisë që deputetët e shumicës aspak të mos marrin pjesë në seancë, kështuqë, gjoja, që nga fillimi do të shihet se opozita nuk ka as kuorum prej 61 deputetëve për miratim të rendit të ditës.

Bashkëbiseduesit nga takimi në Qeveri për 360 Gradë thanë se spikeri Talat Xhaferi me siguri nuk do ta problematizojë tërheqjen e sotme të nënshkrimeve të Dimitar Apasievit dhe të një pjese të deputetëve të VMRO-DPMNE-së nga propozimi për votëbesimit të Qeverisë – hap i cili pasoi pasi deputeti i Alternativës kundërshtoi që të nënshkruhet në iniciativën në të cilën është nënshkruar edhe “E Majta”.

Sipas informatave, Xhaferi, i cili sot refuzonte të dalë me qëndrim lidhur me ndodhitë më të reja në Parlament, e konsideron për valide iniciativën e parë, në të cilën kishte 61 deputetë dhe në bazë të së cilës e caktoi seancën që do të fillojë nesër paradite. Duke pasur parasysh atë që për dorëzim të një iniciative të këtillë nevojiten nënshkrime nga të paktën 20 deputetë, interpretimet janë se me tërheqjen e një pjese të nënshkrimeve nuk ndryshon asgjë esenciale lidhur me mbajtjen e seancës për interpelancën kundër Qeverisë. Më saktësisht, tërheqja e nënshkrimeve konsiderohet vetëm për manovër të VMRO-DPMNE-së që ta nxisë Alternativën të marrë pjesë në iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

Seanca në të cilën do të vendoset për votëbesim të Qeverisë do të përfundojë të njëjtën ditë. Në qoftë se opozita siguron 61 votë kundër kabinetit të Zaevit, atëherë Qeveria është e detyruar të japë dorëheqje në afat prej 24 orëve, pas çka do të fillojë të rrjedhë afati prej 10 ditëve në të cilat presidenti Stevo Pendarovski duhet ta dorëzojë mandatin për përbërje të qeverisë së re partisë/partive të cilat do të konfirmojnë se kanë të paktën 61 deputetë në Kuvend. Qeveria e deritanishme, madje, do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e kabinetit të ri.

Në qoftë se, opozita nuk arrin ta rrëzojë Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, atëherë në 90 ditët e ardhshme nuk do të mund të dorëzohet iniciativë e re për votëbesim të Qeverisë, përveç nëse iniciativë të tillë nuk dorëzojnë të paktën 61 deputetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button