Rute: Duhet ta zgjidhim problemin me Bullgarinë

Kryeministri holandez Mark Rute, i cili është për vizitë të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, konsideron se vendi meriton t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian dhe shpreson se BE-ja do të jetë më aktive në përpjekjet që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, njofton Portalb.

“Holanda ishte një nga vendet të cilat gjatë kohë ishin kundër negociatave me BE-në, por shumë progres është bërë viteve të kaluara dhe personalisht dëshirova ta transmetoj mesazhin se jemi shumë të lumtur që në fund BE-ja vendosi t’i fillojl negociatat. Për fat të keq, problemi tani është Bullgaria dhe duhet ta zgjidhim. Megjithatë, për këtë problem kujdesemi me qëllim që të fillojnë negociatat”, theksoi Rute në deklaratë për TV Sitel, duke shtuar se është optimist i kujdesshëm lidhur me atë se nëse vendi do t’i fillojë negociatat në dhjetor.

Ai shpreson se do të gjindet zgjidhe pas zgjedhjeve në Bullgari dhe siç tha, duke e pasur parasysh faktin se kolegët e tij në BE e ndajnë qëndrimin se çështja bilaterale midis Sofjes dhe Shkupit nuk duhet të jetë pengesë për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Për atë se nëse ndryshimi eventual i pushtetit në vend mund të ndikojë në këtë proces, Rute tha se nuk do të dëshironte të spekulojë dhe se kjo është çështje e brendshme politike e shtetit.

“Unë personalisht jam mik i mirë me kryeministrin Zoran Zaev, por kuptohet se do të punojmë me secilën Qeveri të Maqedonisë së Veriut”, tha Rute.

Ai thotë se është rastësi ajo që vizita e tij e parë në vend është një ditë para votimit të mocionit të Qeverisë në Kuvend.

“Kjo vizitë ishte e planifikuar një muaj më parë dhe gjithsesi se nuk mund të supozohej se si do të jetë gjendja aktuale politike”, theksoi kryeministri holandez.

Shpjegon se Holanda çdoherë ka qenë e rreptë, por korrekte ndaj vendeve të cilat dëshirojnë të inkuadrohen në BE.

“Holanda ishte kundër fillimit të negociatave në BE një kohë të gjatë, por duhet të pranojë se kjo ishte e rreptë, por edhe korrekte. E rreptë për shkak se merr shumë kohë, por korrekte për shkak se kur u bënë të gjithë hapat e nevojshëm atëherë Holanda, por edhe Franca dhe të tjerët thanë: Po për fillim të negociatave me Maqedoninë. Gjithsesi, kjo çështje e cila u ngrit gjatë verës me Bullgarinë do të më irritonte shumë, për shkak se kjo është ajo që i bllokon negociatat dhe konferencën ndërqeveritare. Në atë kuptim do të thonja: djem zgjidheni ju këtë, ndërsa jo ne si Maqedonia e Veriut, nëse përgjigjem si maqedonas. Kjo është punë e BE-së”, tha Rute.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button