Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund “online” të paraqesin ankesat për administratën, premtojnë nga Ministria

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, premtoi që do të përgatitet sistemi për paraqitjen e ankesave në formë elektronike nga ana e qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Së shpejti do të vendosin një kanal të ri digjital, të dedikuar për qytetarët, i cili do t’u mundësojë që në çdo kohë, ‘online’ të paraqesin problem ose ankesë lidhur me institucionin publik, si dhe të raportojnë problem gjatë procedurës së marrjes së një shërbimi të caktuar nga administrata publike”, njoftojnë nga Ministria, duke theksuar që përmes këtij komunikimi, puna e administratës shtetërore do të jetë në mbikëqyrje të qytetarëve dhe personave juridik.

Ky sistem vlerësohet si një nga projektet drejt digjitalizimit të përshpejtuar të shërbimeve publike, ndërkohë vlerësohet edhe si një mekanizëm për përmirësimin e transparencës. Përmes këtij sistemi, pritet që “të krijohet “presion pozitiv” për tejkalimin e problemeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button