Gashi: Kemi vendosur që të votojmë për mosbesim të Qeverisë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi deklaroi sot se, pasi lideri i “Të majtës”, Dimitar Apasiev, ka tërhequr nënshkrimin e tij nga lista e iniciativës për mosbesim të Qeverisë, kanë vendosur që të gjithë deputetët e kësaj partie, të votojnë nesër pro rrëzimit të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë këtyre ditëve u paraqit një pengesë mjaft substanciale për ne, si parti Alternativa dhe ne mund të ju informojnë se ajo pengesë sot është evituar, zotëri Apasiev e ka tërhequr nënshkrimin e tij nga lista për mosbesim të Qeverisë dhe ne si katër deputetë të Alternativës, kemi vendosur që unanimisht të unifikuar bashkë, nesër të votojmë për mosbesimin e Qeverisë”, deklaroi Gashi.

Ai ka bërë të qartë se, ky vendim ka të bëjë vetëm me rrëzimin e Qeverisë.

“Kjo është faza e parë e cila përfundon nesër. Pastaj fillon faza e dytë, se çfarë do të ndodhë pastaj me formimin e Qeverisë nuk duam të paragjykojmë, vetëm dua t’ju them se Alternativa asnjëherë nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, apo do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm e asaj qeverie e ka të qartë , të proklamuar kursin e vet euroatlantik dhe politikat për fqinjësi të mirë”, tha ai.

Alternativa në asnjë rast nuk mendon se zgjedhjet e shpejta parlamentare janë zgjidhje për dalje nga kjo situatë.

“Ne mendojmë se duhet të formohet qeveri tjetër, qeveri e re. Çfarë shumice do të ketë ajo qeveri, kush do të jetë kryeministër do të shohim përmes procedurave, kush do të informojë presidentin Pendarovski kush e ka shumicën dhe kush mund të dëshmojë se do të formojë Qeveri. Ne mendojmë se në kohë të këtillë, para krizës energjetike, në pandemi nuk do të ishte e mirë në asnjë rast të organizohen zgjedhje, ndërsa jemi edhe shumë afër hapjes së negociatave për Bashkimin Evropian. Për këtë mendojmë se, duhet të formohet shpejtë qeveri e re, pavarësisht se me cilën përbërje, vetëm është e rëndësishme që të gjithë së bashku si shtet ta ruajmë kursin euroatlantik dhe politikat e fqinjësisë së mirë”, tha lideri i Alternativës.

Kujtojmë se, sot pasdite 17 deputetë kanë tërhequr nënshkrimet në listën për iniciativën e dorëzuar për mocion të besimit të Qeverisë, përfshirë edhe deputetët e “Të majtës”. Kërkesa është dorëzuar në arkivin e Kuvendit.

Ndryshimi i listës së iniciativës për këtë, vjen pasi deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi paralajmëroi se do të tërheq nënshkrimin e tij në këtë listë, pasi në të ndodhen edhe deputetët e “Të majtës”, gjë për të cilën siç pretendon ai, nuk ka qenë i informuar para se të nënshkruaj.

Pas kësaj, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski, i propozoi Rexhepit që të dorëzojnë listë të re, pa deputetët e “Të majtës” dhe deputeti i Alternativës e pranoia ofertën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button