Bislimovski: Në disa pjesë të Shkupit është rritur shpenzimi i rrymës pasi po gërmohet ilegalisht bitkoin

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislikovski, në emisionin “Utrinski Brifing”, konfirmoi se në disa pjesë të Shkupit po vidhet rrymë elektrike nëpërmjet të ashtuquajtura “miniera” për nxjerrjen e bitkoinëve, njofton Portalb.mk.

“Është e saktë, kemi rritje të shpenzimit të rrymës elektrike veçanërisht në disa pjesë të Shkupit dhe aty, përveç që është rritur, kemi edhe marrje të rrymës në mënyrë ilegale. Sipas informatave që kemi nga kompania që e shpërndan rrymën elektrike tanimë ka kapur një numër më të madh të shfrytëzuesve-amvisëri të cilët gërmojnë bitkoinë dhe zakonisht kyçen në mënyrë ilegale në ndriçimin publik”, tha Bislimovski.

Ai shtoi se çdo amvisëri është e limituar që të tërheqë energji elektrike deri në një sasi të caktuar, me fuqi të caktuar dhe siguresat që çdokush i ka në shtëpitë e tyre lejon që një fuqi e caktuar të tërhiqet nga sistemi.

“E para që bëjnë, është se i ndërrojnë siguresat, i vendosin më të fuqishëm. Me atë nuk e kuptojnë se ajo është problem, nëse instalacioni jonë është e gatshme për 1 shpenzues, 1 fuqi të instaluar me siguresat bëjnë problem dhe mund të digjet instalacioni dhe të ndodhin dhe shpërthime të zjarrit. Gërmimi i bitkoinëve, ndikon në harxhimin e përgjithshëm”, tha Bislimovski.

Ai shtoi se do të ishte në rregull sikur të paraqitej dhe nuk do të kishte problem.

“Por ajo bëhet në mënyrë ilegale dhe me ato lidhje ilegale u bëhet problem atyre që nuk bëjnë asnjë problem në sistem. Kemi ankesa në disa rajone të Shkupit mu për shkak kyçjeve ilegale”, tha Bislimovski.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 9 nëntor ka shpallur krizë për furnizim me energji elektrike në afat prej 30 ditëve.

Portalb.mk, paraprakisht shkruajti se autoritetet e Maqedonisë së Veriut premtojnë se deri në mbarim të këtij viti nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por pas 1 janarit nuk dihet çfarë do të ndodhë, megjithëse premtojnë se do të ndihmojnë në tejkalimin e krizës e cila është e përmasave botërore. Ekspertët nga ana tjetër, vlerësuan se kriza energjetike vetëm se ka filluar të ndjehet, ndërkaq në përkeqësimin e gjendjeve mund të kontribuojnë temperaturat e ulëta të dimrit, kur dhe rritet kërkesa për energji elektrike për ngrohje të amvisërive.

për shkak krizës energjetike edhe shtetet evropiane kanë filluar të ndërmarrin masa. Spanja ka miratuar masa urgjente për të zvogëluar faturat e energjisë, Greqia do të ofrojë subvencione për shumicën e familjeve deri në fund të vitit, për t’i bërë kostot e energjisë elektrike më të përballueshme, Italia mund të rishikojë mënyrën e llogaritjes së faturave të energjisë elektrike, në Gjermani, çmimet e energjisë janë bërë temë debati në prag të zgjedhjeve të 26 shtatorit, ndërkaq Britania, ka vendosur kufi për tarifat e energjisë më të përdorur qysh në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button