Një pjesë e deputetëve kanë tërhequr nënshkrimet e tyre nga lista për iniciativën e votëbesimit të Qeverisë së RMV

17 deputetë kanë tërhequr nënshkrimet në listën për iniciativën e dorëzuar për mocion të besimit të Qeverisë. Këtë e ka konfirmuar deputeti Aleksandar Nikollovski nga VMRO – DPMNE, i cili tha se kërkesa është dorëzuar në arkiv, shkruan Portalb.mk.

“Zgjidhja është se nesër do të bjerë Qeveria. Për arsye teknike, disa deputetë kanë tërhequr nënshkrimet e tyre kështu që, nesër presim të mbahet seanca dhe të bie Qeveria”, deklaroi Nikollovski.

Ndryshimi i listës së iniciativës për këtë, vjen pasi deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi paralajmëroi se do të tërheq nënshkrimin e tij në këtë listë, pasi në të ndodhen edhe deputetët e “Të majtës”, gjë për të cilën siç pretendon ai, nuk ka qenë i informuar para se të nënshkruaj.

Pas kësaj, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski, i propozoi Rexhepit që të dorëzojnë listë të re, pa deputetët e “Të majtës” dhe deputeti i Alternativës e pranoia ofertën.

Sipas nenit 214 paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit, mocioni i besimit të Qeverisë mund të tërhiqet deri para fillimit të seancës.

“Mocion për besimin e Qeverisë mund të dorëzojnë më së paku 20 deputetë. Mocioni i besimit të Qeverisë dorëzohet në formë të shkruar dhe dihet të arsyetohet. Mocion të besimit të Qeverisë mund të dorëzojë edhe kryetari i Qeverisë në formë të shkruar apo verbale në seancë të Kuvendit. Mocionin e besimit të Qeverisë kryetari i Kuvendit ua dorëzon menjëherë deputetëve, Qeverisë dhe kryetarit të shtetit, ndërsa kur kryetari i Qeverisë e parashtron verbalisht mocionin e besimit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit e informon menjëherë kryetarin e shtetit. Mocioni i besimit të Qeverisë mund të tërhiqet deri në fillim të seancës së Kuvendit, në të cilën do të diskutohet për mocionin e besimit të Qeverisë”, qëndron në nenin e rregullores.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button