Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkencës, MASH: Shkenca dhe hulumtimi janë bartës të progresit në shoqëri

Sot, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkencës. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës thekson se po ndërton një sistem që do të sigurojë investim të vazhdueshëm  në shkencë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut po ndërmerr hapa konkretë dhe  po i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të shkencës, kërkimit dhe inovacionit, të cilët janë bartës kryesorë të përparimit të përgjithshëm shoqëroro – ekonomik të vendit dhe një nga kushtet themelore për integrim në Bashkimin Europian. Në këtë drejtim është edhe rritja e përqindjes së BPV-së që ndahet për shkencën dhe është në rritje të vazhdueshme çdo vit. Nëse në vitin 2018 ishin  ndarë 252 milionë denarë për shkencë, në vitin 2019 – 295 milionë denarë, në vitin 2020 – 300 milionë denarë, ndërsa  në vitin 2021 në buxhet kemi mbi 400 milionë denarë”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë se si mbështetje për nxjerrjen e një kuadri  që do të angazhohej në shkencë dhe kërkime, në vitin e ri akademik, për herë të parë futëm  bursat për ciklin e tretë të studimeve për disa profesione deficitare.

“E rëndësishme është që të theksohet se vendi u bë  pjesë e programit të madh ndërkombëtar të shkencës Horizont Europa, i cili është pasardhës ose vazhdim i Horizont 2020. Ajo hapi shumë mundësi për zhvillimin e shkencës përmes rrjetëzimit, zbatimit të projekteve të përbashkëta ndërkombëtare etj. Ndërkohë është krijuar Këshilli kombëtar për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, i cili si organ i pavarur profesional do të punojë për sigurimin, vlerësimin, zhvillimin dhe promovimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vend dhe shërbimin e tyre të plotë ndaj shoqërisë. si dhe zhvillimin e saj”, thonë nga MASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button