Kryeministri holandez Rutte sot do të vizitojë Shkupin

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, sot po viziton Maqedoninë e Veriut. Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Holandës në vend në historinë e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Hagës dhe Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Ambasadës holandeze në Shkup, gjatë qëndrimit Rute do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe do të bisedojë me përfaqësues të shoqërisë civile. Vizita do të përmbyllet me darkë pune të organizuar nga presidenti Stevo Pendarovski.

Ata ndër të tjera do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Holandës dhe Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin evropian, zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin në NATO.

Shkupi është stacioni i fundit i vizitës rajonale krahas Greqisë dhe Shqipërisë.

Lidhur me çështjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Holanda konsiderohet si një vend që mbron një “qasje strikte, por fer”, duke insistuar para së gjithash në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Deklarata e fundit e Ruttes për vendin është bërë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, kur bëri thirrje për hapjen sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit.

“Do të duhet të presim zgjedhjet në Bullgari. Nuk jam i kënaqur me faktin që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut janë ende të bllokuara. Konsideroj se duhet të zhbllokohen sa më parë. E dimë dhe shpresojmë se kjo mund do të ndodhë pas zgjedhjeve në Bullgari dhe do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë këtë”, tha Rutte në Bërdo muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button