Xhaferi: Nëse tërhiqet kërkesa për votëbesim të Qeverisë, kërkesë e re mund të dorëzohet pas 90 ditëve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mbrëmë në emisionin “Click plus” në TV 21, në lidhje me paralajmërimin se është e mundur sot të dorëzohet iniciativë e re për votim të mosbesimit të Qeverisë dhe tërheqje të asaj paraprake, tha se procedura ka filluar dhe seanca është caktuar për të enjten. Nëse tërhiqet, kërkesë për mosbesim mund të dorëzohet përsëri pas 90 ditëve, tha ai, transmeton Portalb.mk.

“Procedurat janë të qarta. Ka seancë të caktuar për të enjten. Seanca duhet të ketë epilog. Epilogu mund të jetë, votohet mosbesimi – bie Qeveria, nuk votohet mosbesimi – nuk bie Qeveria. Pas asaj, 90 ditët e ardhshme nuk mund të ketë përsëri votim të mosbesimit. Për këtë është dhënë afat prej 90 ditësh. Procedura ka filluar, nëse tani tërhiqet kërkesa për votim të mosbesimit të Qeverisë, nuk ka të drejtë për kërkesë të serishme për votim të mosbesimit”, sqaroi Xhaferi për TV 21.

Mundësinë për dorëzimin e iniciativës së re për TV Telma dje e konfirmuan nga VMRO – DPMNE, pasi Skender Rexhepi – Zejd nga Alternativa e pranoi ofertën e koordinatorit të grupit parlamentare të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski, të dorëzojnë iniciativë të re për votim të mosbesimit të Qeverisë në të cilën Rexhepi do t’i zgjedh 19 deputetët e tjerë nënshkrues.

Koordinatori i grupi parlamentar të VMRO – DPMNE, Nikolla Micevski, iu drejtua publikisht deputetit të Alternativës. Skender Rexhepi, duke propozuar të dorëzojnë iniciativë të re për votim të mosbesimit të Qeverisë.

Pasi Rexhepi deklaroi se nuk do të bashkëpunoj me “Të majtën” për rrëzimin e Qeverisë, pas çka edhe Alternativa mbeti pa qëndrim konkret, Micevski i cili është në izolim për shkak të kovid – 19, dje i propozoi deputetit të partisë së Afrim Gashit, të zgjedh 19 deputetë nga grupi parlamentar i VMRO – dPMNE-së që së bashku të dorëzojnë iniciativë tjetër për mosbesim.

Xhaferi ka caktuar seancën e votëbesimit të Qeverisë për të enjten në orën 11.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button