Qeveria amerikane siguroi 3.1 milionë dollarë për qytetarët e Maqedonisë për vaksinim dhe parandalimin e përhapjes së kovid-19

Dje, qeveria e ShBA-së njoftoi ndihmë të re prej 2.7 milionë dollarësh për vendin për luftë kundër kovid-19 përmes USAID-it. Gjithashtu së fundmi për të njëjtin qëllim, vendit iu dha donacion në pajisje dhe material harxhues me vlerë 400.000 dollarë. Me këtë, nga fillimi i panemisë, ndihma e përgjithshme e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut për përballimin e kovid-19 i kalon 9.2 milionë dollarë, transmeton Portalb.mk. 

Ndihma e re e siguruar përmes Agjencisë së ShBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID) do të zbatohet në partneritet me OBSh-në për forcim të mëtejshëm të kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur krizave të tipit të pandemisë kovid-19 dhe sigurimin e një shkalle më të lartë të vaksinimit kundër Kovid- 19, si dhe zhvillimin e sigurt të vetë fushatës së vaksinimit.

Me këtë ndihmë, në bashkëpunim me UNICEF-in, do të zgjerohet fushata informuese për rreziqet e shmangies së imunizimit dhe nevojën e përfshirjes së komunitetit në funksion të shkallës më të lartë të vaksinimit kundër Kovid-19; më tej, do të ndihmojë aktivitetet që synojnë shëndetin mendor dhe mirëqenien e profesionistëve shëndetësorë të përfshirë në trajtimin e kovid-19; do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të furnizimit me ujë, kushteve sanitare dhe higjienike dhe masave për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit; dhe do të mundësojë bërjen e analizave dhe vlerësime të rëndësishme të të dhënave me qëllim përballje efikase me krizën e shkaktuar nga Kovid-19.

Dhurimi i pajisjeve nga Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane do të ndihmojë në ruajtjen e zinxhirit të ftohtë i nevojshëm gjatë procesit të vaksinimit dhe bazohet në donacionet e mëparshme të pajisjeve dhe materialit të konsumit për punonjësit shëndetësorë, të cilët punojnë në vijën e parë në luftën kundër kovid-19 si dhe  për gjatë testimit dhe kurimit.

Që nga fillimi i pandemisë, qeveria amerikane ka mbështetur vazhdimisht UNICEF-in dhe OBSH-në në forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut për një përgjigje adekuate ndaj kovid-19 dhe në arritjen e një gjendjeje gatishmërie për kërcënimet e ardhshme shëndetësore dhe gjendjet e ardhshme të jashtëzakonshme shëndetësore. Ndihma për autoritetet kombëtare shëndetësore në hartimin, monitorimin dhe rregullimin e intervenimeve si përgjigje kundër Kovid-19 përfshin sigurimin e gatishmërisë për vendosjen e burimeve njerëzore dhe të tjera të nevojshme në vendet përkatëse për realizimin e vaksinimit, sigurimin e shpërndarjes së sigurt dhe efikase të vaksinave kundër kovid-19, ku përfshihet mirëmbajtjen e zinxhirit të ftohtë dhe digjitalizimin e sistemit të vaksinimit, mbikëqyrjes, kërkimit epidemiologjik, gjetjes së kontakteve dhe përshtatjes së masave dhe masave sociale në fushën e shëndetit publik.

Përmirësimi i kapaciteteve për planifikimin, monitorimin, analizën, komunikimin e rrezikut dhe përfshirjen e komunitetit, si dhe trajnimin e punonjësve shëndetësorë, personave kontaktues kombëtarë dhe lokalë dhe partnerëve për të adresuar nevojat më të gjera shëndetësore të popullatës janë gjithashtu një komponent i fortë i përpjekjeve të përbashkëta. Në mënyrë shtesë, programet e USAID-it ndihmojnë Kovid-19 në fushat e tij të rimëkëmbjes ekonomike, ofrimit të shërbimeve publike, demokracisë dhe qeverisjes, medias dhe fushave të tjera të prekura nga kriza Kovid-19.

Në mënyrë shtesë, programet e USAID-it kanë mbështetur përpjekjet për të trajtuar kovid-19 në shumë fusha, duke përfshirë rimëkëmbjen ekonomike të vendit, promovimin e shërbimeve publike, proceset demokratike dhe qeverisjen e mirë, si dhe mbështetjen për edukimin mediatik. Sëmundjet nuk njohin kufi. ShBA janë të përkushtuara të punojnë me vendin për t’i dhënë fund pandemisë Kovid-19, për të zbutur pasojat e saj shkatërruese sociale dhe ekonomike dhe për të ndërtuar një botë më të përgatitur si asnjëerë deri më tani për një përgjigje të përshtatshme ndaj epidemive të ardhshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button