Titull sensacional që dezinformon për pandeminë COVID-19

Fotografi dramatike, titull bombastik dhe përmbajtje e varfër janë elementet bazike të dezinformatës që recensojmë. Titulli sensacional dezinformues i lë përshtypjen lexuesit se në brendi do e informojë për shpërthimin e një vale të re të COVID19 ose ndoshta dhe ndonjë epidemi e re. Megjithatë titulli dhe përmbajtja nuk kanë asnjë lidhje logjike. 

Na befasojnë tani ekspertët kinez, bëhuni gati sepse prap mundet të kemi… është titulli që dezinformon i publikuar nga portali me emrin “Gazeta Baner”. Titulli sensacional shoqërohet me një fotografi dramatike të cilat duke i kombinuar lexuesit i lënë përshtypjen se brendia e përmbajtjes do i informojë me të reja interesante rreth pandemisë. Gjithsesi përmbajtja që recensojmë jo vetëm që nuk ka asnjë informacion konkret por edhe pretendimet e rrejshme që bënë janë shumë të paqarta dhe konfuze për lexuesin.

Në paragrafin e parë pretendohet se Pekini po merr masa shtrënguese kundër COVID19 në prag të fillimit të Lojërave Olimpike 2022. Më tej pretendohet se “autoritetet që aplikojnë një politikë të tolerancës më të vogël kanë ndërmarrë të mëdhenj për të larguar një epidemik, për momentin shumë të kufizuar, me më pak se 300 raste”. Fjalia e cila është formuluar në një mënyrë shumë të paqartë bën konfuz lexuesin, nëse bëhet fjalë për një epidemi të re a për një valë të re të COVID19?

Pretendimet e bëra në përmbajtje nuk bazohen në deklaratat e asnjë eksperti kinez, apo çfarëdo qoftë ai, dhe nuk ka asnjë citim të ndonjë burimi zyrtar.

Çfarë po ndodh në Kinë?

Kina, vendi ku për herë të parë u zbulua Covid-19 gati dy vjet më parë, është e vendosur për të eliminuar virusin brenda kufijve të saj. Kina vazhdon të zbatojë masa të rrepta kufizuese për ta mbajtur në kontroll situatën.
Pavarësisht vaksinimit të plotë të më shumë se 75% të popullsisë së saj, Kina po i përmbahet strategjisë së saj të rreptë “zero-Covid”, që nënkupton se në Kinë kufijtë vazhdojnë të jenë të mbyllur, ka karantinë të detyruar për të gjithë hyrjet ndërkombëtare dhe bllokime lokale brenda shtetit kinez në rast se identifikohet një rast i ri, raporton CNN.

Në fillim të nëntorit, qyteti veriperëndimor i Lanzhou, me një popullsi prej më shumë se 4 milion njerëz, hyri në karantinë totale vetëm sepse u raportuan gjashtë raste të reja ditore me Covid-19. Edhe pse disa zyrtarë kinezë të shëndetësisë kanë sugjeruar zbutjen e masave pasi shkalla e vaksinimit të arrijë në 85%, analistët thonë se shumica e kufizimeve nuk ka gjasa të lehtësohen brenda 12 muajve të ardhshëm.

Pak ditë më parë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë raportoi 48 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e rasteve pozitive në më shumë se 300 njerëz në 14 provinca të ndryshme. Në shumë vende të botës, këto shifra nuk do të ishin aspak shqetësuese mbase do vlerësoheshin si një lajm pozitiv . Por jo në Kinë, e cila mbetet e përkushtuar në mënyrë të palëkundur për eliminimin total të virusit.

Statistikat zyrtare publike raportojnë se në provincën e Pekinit brenda 2 javëve ka pasur 27 raste të reja me COVID19. Kryeqyteti kinez ka mbi 21 milion banorë dhe aktualisht ka vetëm 1 177 raste aktive me COVID19.

Është e vërtetë se kryeqyteti kinez do i mirëpresë Lojërat Olimpike 2022, por deri tash nuk ka ndonjë ekspert kinez që na ka befasuar me ndonjë lajm të papritur. Në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike 2022 nuk ka asnjë informacion se Pekini po përballet me rikthim epidemik 100 ditë para fillimit të garave dimërore.

Për të siguruar që Lojërat Olimpike nuk do të shkaktojnë një shpërthim të ri të pandemisë në popullatën vendase, organizatorët kinezë kanë paraparë një strategji. CNN njofton se publikun e Lojërave Olimpike 2022 do e përbëjnë vetëm banorët e Kinës kontinentale. Kina nuk do lejojë që qytetarët vendas të jenë në kontakt me sportistët e huaj që do vinë në Kinë për të marr pjesë në Lojërat Olimpike. Për ti mbrojtur qytetarët e tyre autoritetet kineze kanë krijuar strategjinë “Covid-safe bubble” (flluska e sigurt ndaj Covid”, kështu do të shmangin kontaktin e sportistëve pjesëmarrës në gara me popullin vendas.

Gjithsesi organizimi i Lojërave Olimpike Pekin 2022 po zhvillohet me shumë polemika dhe akuza ndaj Kinës.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button