Qeveria e RMV-së: Komunat të ndjekin shembullin e Qeverisë për përdorimin e mjeteve buxhetore

Kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për luftimin e krimit dhe korrupsionit Ljupço Nikollovski, u bën thirrje të gjithë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që të ndjekin shembullin e Qeverisë në marrjen e vendimeve për rregullimin e mënyrës së përdorimit të automjeteve zyrtare dhe shpenzimet për shërbime hotelerike për takime pune. Njësitë lokale mund ta bëjnë këtë përmes këshillave komunal me miratimin e akteve të veçanta me të cilat do të kufizohen fondet për përfaqësimin e kryetarëve të komunave dhe përdorimin e veturave zyrtare, transmeton Portalb.mk.

Me propozim të kabinetit të zëvendëskryeministrit Ljupço Nikollovski, këtë vit u sollën dy vendime lidhur me kufizimin e përdorimit të veturave zyrtare dhe shpenzimet zyrtare për shërbime hotelerike për takimet e punës. Këto vendime synojnë përdorimin racional dhe transparent të mjeteve buxhetore.

Tashmë po zbatohet vendimi për rregullimin e përdorimit të automjeteve zyrtare. Çdo përdorim i automjeteve zyrtare për punonjësit miratohet paraprakisht në përputhje me një procedurë të përcaktuar saktësisht, gjegjësisht automjetet të mos përdoren për qëllime private.

Gjithashtu funksionarët zbatojnë dhe respektojnë vendimin për mënyrën e shfrytëzimit dhe sasinë e mjeteve financiare për shërbimet hotelierike në objektet hotelierike në vend gjatë mbajtjes së takimeve të punës. Zyrtarët kanë përcaktuar saktësisht shumat që mund t’i përdorin për shërbime katering për takime biznesi, sipas kritereve të përcaktuara saktësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button