RMV, dy taborët në Kuvend me akuza të ndërsjella për presion ndaj deputetëve

Dy taborët kundërshtarë në Kuvend shkëmbejnë akuza për presion dhe kërcënime ndaj deputetëve nga seancës së të enjtes, në rend dite të së cilës është çështja e besimit të Qeverisë, e cila hapet për herë të dytë në këtë përbërje parlamentare, por kësaj radhe me iniciativë të opozitës, shkruan “360 shkallë”, transmeton Portalb.mk.

Nga LSDM reaguan sot se, nënshkrimet për iniciativë për mosbesim të Qeverisë janë mbledhur përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve të ndërsjella, pasi deputeti Ljupço Prenxhov nga partia GROM, e cila është pjesë e koalicionit të VMRO – DPMNE-së, akuzoi se “Zoran Zaev vazhdon me praktikën e tij të ushtrojë presion të paparë ndaj deputetëve në Kuvend, me qëllim që të ruaj pushtetin”.

Në emisionin në TV Telma, Prenxhov e vlerësoi si presion ndaj deputetëve edhe takimin e mbrëmshëm në Kuvend të Zaevit me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Deptueti i GROM – it vlerëson edhe se Zaev ka ndikuar ndaj deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi i cili, siç tha Prenxhov, është nënshkruar në listën e mosbesimit të Qeverisë, që më pas të paralajmërojë se tërhiqet pasi “E majta” është pjesë e shumicës së re parlamentare.

Nga LSDM thonë se akuzat e këtilla janë tentim i VMRO – DPMNE-së që të arsyetojë “avullimin e shumicës”.

“Rritet nervoza në VMRO – DPMNE pasi po bëhet e qartë se Hristijna Mickoskit po i avullohet shumica në Kuvend dhe për këtë sot nga “oborri i bardhë” po tentojnë të gjejnë alibi për kërcënime të pretenduara ndaj deputetëve. Deputetët e opozitës pranojnë vet se nënshkrimet për iniciativë për mosbesim të Qeverisë janë mbledhur përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve të ndërsjella. Qytetarët nuk harrojnë se pikërisht VMRO – DPMNE dhe funksionarët e tyre të lartë kërcënohen ndaj deputetëve të cilët votojnë për ndryshime kushtetuese dhe VMRO dukshëm dëshiron ta bëjë atë edhe sot. Deputetët të jenë të qetë, shteti, institucionet do t’i mbrojnë nga kërcënimet e VMRO – DPMNE-së, nuk do të kenë sukses tentimet e tyre për kërcënime dhe presione”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

LSDM sot do të mbledhë këshillin ekzekutiv dhe qendror, në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa në prag të seancës parlamentare të enjten, ku do të ketë votëbesim të Qeverisë.

Përderisa VMRO – DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dalin me paralajmërime se është e mundur zgjerim i “shumicës” prej 61 deputetë, sa janë të nënshkruar në iniciativën për mosbesim të Qeverisë, për çka pretendojnë se negociojnë edhe me deputetë të LSDM-së dhe të BDI-së, një pjesë e partive më të vogla nga koalicioni i LSDM-së kumtojnë publikisht se nuk do të votojnë mosbesim të Qeverisë dhe se nuk do të bashkëpunojnë me parti anti-NATO apo anti – BE.

Kujtojmë se Zaev paralajmëroi se do jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së më 31 dhjetor, pas disfatës që pësoi partia e tij në zgjedhjet lokale. Megjithatë, ai ende nuk ka dorëzuar asnjërën prej dorëheqjeve të paralajmëruara.

Lideri i VMRO – DPMNE-së të premten njoftoi se ka siguruar numrat për të rrëzuar Qeverinë. Për këtë, VMRO – DPMNE gjatë ditës së premte mblodhi nënshkrime nga partitë ASH, Alternativa, Besa dhe “E majta”.

Pasi që Zaev nuk dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, VMRO dje dorëzoi në Kuvend iniciativë për votëbesim të Qeverisë. Kuvendi e caktoi seancën për këtë më 11 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button