Polonia ka paralajmëruar eskalim të mundshëm të krizës me migrantët në kufirin me Bjellorusinë, Gjermania kërkon ndihmën e BE-së

Polonia dhe vende të tjera të BE-së e kanë akuzuar Bjellorusinë se po përpiqet të provokojë një krizë të re emigrantësh në Evropë dhe se i ka lënë qëllimisht emigrantët të kalojnë kufirin, të cilin e ka përshkruar si aktivitet armiqësor. Përveç Polonisë, edhe Lituania dhe Letonia në muajt e fundit janë përballur me një fluks emigrantësh në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, një pjesë e madhe prej të cilëve nga Lindja e Mesme dhe Azia. Vetëm ditën e djeshme në kufirin polak kishte rreth 4000 emigrantë, transmeton Portalb.mk.

“Forcat ushtarake dhe policore kanë arritur të parandalojnë përpjekjen e parë masive për hyrje në vend”, njoftoi ministria polake e mbrojtjes, duke shtuar se migrantët kanë mbrojtje të vazhdueshme nga shërbimet bjelloruse.

Shërbimet polake të sigurisë thanë se presin përpjekje të reja për sulme në kufi nga grupe prej qindra personash.

Gjermania i bëri thirrje BE-së të reagojë për t’u përballur me krizën në rritje.

“Polonia apo Gjermania nuk mund të arrijnë asgjë vetëm. Duhet t’i ndihmojmë Polonisë që t’i mbrojë kufijtë tanë të jashtëm”, tha Ministri i përkohshëm gjerman për Punë të Brendshëm Horst Seehofer.

Emigrantët përballen me kushte të vështira kufitare dhe për shkak të temperaturave të ulëta, dhe deri më tani tetë kanë vdekur nga hipotermia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button