Çmimet e shitjes me pakicë në Maqedoninë e Veriut janë rritur mbi 6 % në krahasim me vitin e kaluar

Në Maqedoninë e Veriut brenda një vitit është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve me shumicë dhe pakicë, rritje e cila vazhdon edhe më tutje, ashtu që produktet bujqësore 9.2 %, shërbimet 6.9 %, produktet industriale joushqimore dhe duhan 6.5 %, prodhimet ushqimore 4.7 %, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i harmonizuar i kostos jetësore në tetor 2021, në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 4.1%, ndërsa indeksi i çmimeve të shitjes me pakicë shënon rritje për 6.1%”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që në krahasim me muajin shtator kemi rritje për 0.5 përqind vetëm te indeksi i kostos jetësore.

Enti sqaroi që për një muaj rritja është shënuar më së shumti te sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsira për 2.5%,vaji dhe yndyra për 2.3%, bukë dhe drithëra për 1.8%, mish për 1.7%, etj. Në koston e jetesës në tetor ulje është regjistruar vetëm te perimet për 2.9 përqind dhe frutat për 2 përqind.

“Gjithashtu, në tetor 2021, rritje të harmonizuar në indeksin e kostos jetësore është vërejtur te gazi shtëpiak për 9.2%, karburantet e lëngëta për amvisëri për 5.2%, lëndë djegëse dhe lubrifikantë për automjetet e veta për 4.3%, restorantet, kafenetë dhe të ngjashme për 2.0%, këpucët për 1.6%”, raportojnë nga Enti, duke numëruar rritje edhe për disa sektorë tjerë.

Raportohet që ulje e indeksit të kostos jetësore është vërejtur te transporti ajror i pasagjerëve për 13.3%, aranzhimet e paketave turistike për 6.4%, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button