Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan të hënën tetë raste të reja me koronavirus, raporton REL. Ministria e Shëndetësisë tha se rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 999 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u konfirmua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 6 pacientë. Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 462. Me këto shifra, Kosova ka shkallën më të ulët të infeksionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për krahasim, shkalla e pozitivitetit në Mal të Zi sillet në rreth 20 për qind, ndërsa në Kosovë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është nën 1 për qind.

Profesionistët shëndetësorë, megjithatë, kanë paralajmëruar se situata në rajon mund të importohet shpejt edhe në Kosovë dhe kanë bërë thirrje për respektimin e masave kufizuese dhe për vaksinim. Deri të hënën, mbi 741,000 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button