RMV, sonte në mesnatë ulen çmimet e derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), sot ka miratuar vendim me të cilin çmimi i derivateve prej sonte në mesnatë do të lirohet për gjysmë denar, ndërkaq vaji ekstra i lehtë për amvisëri për një denarë, a mazuti për 0.7 denarë, njofton Portalb.mk.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 do të ulen për 0.5 denarë për litër, me atë çmimi i tyre do të jetë 76.5 denarë për litër, gjegjësisht 78.5 denarë për litër.

Dizeli, prej në mesnatë do të shitet për 67.5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë 66.5 denarë për litër, ndërkaq çmimi i Mazutit 41.445 denarë për kilogramë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button