RMV, artistë nga vendi me projekt teatror do të përfaqësohen në një festival në Itali

Në festivalin teatral “Quartiere del Arte” në Vitebro (Itali) sot në premierë do të shfaqet pjesa e parë e serisë së shfaqjeve të shkurtra në kuadër të kolazhit teatror “Amor Vicit” bazuar në dy mikrodramat e autorëve italianë Fabio Marson dhe Ricardo Tabillio, informojnë nga “Peripetija Production”, transmeton Portalb.mk.

Projekti trajton jetën dhe veprën e piktorit italian të stilit barok Ceco del Caravaggio, i cili konsiderohet si një nga nxënësit më të rëndësishëm të shkollës Caravaggio. Dihet pak për jetën e tij, kurse frymëzimi kryesor për projektin është fakti se në vitin 1613 ai qëndroi në fshatin Banjaia jo shumë larg Viterbos, ku besohet se ka pikturuar një dhe të vetmin afresk.

Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia dhe pamundësisë për të marrë pjesë live, projekti është realizuar në formë hibride. “Peripetija Production” në bashkëpunim me “Echo Animato”, në periudhën 29.10.2021 – 03.11.2021 në Beograd, përgatiti video dhe audio materiale që janë implementuar në shfaqje.

Në projekt marrin pjesë aktorët Darja Rizova dhe Aleksandar Mihajllovski, si dhe regjisorja Nina Nikoliq, ndërsa ekipi në përgjithësi përfshin autor nga: Italia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria.

Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button