RMV, shkollat më pak se një muaj kanë për të aplikuar për mbështetje financiare prej 500 euro

Shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë deri më 3 dhjetor për të fituar mbështetje prej 30 000 denarëve me projekte për projekte multietnike, transmeton Portalb.mk.

“Grante me lartësi deri në 30.000 denarë do tu ndahen 95 shkollave (70 shkollave fillore dhe 25 shkollave te mesme) në bazë të selektimit të aplikacioneve nga ana e Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve sipas kritereve të caktuara”, deklarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencës.

Ministria sqaroi që ky konkurs është me qëllim zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Aplikimi bëhet përmes MS formës, duke e llogaritur që shkollat kanë qasje në @schools.mk.

“Aktivitetet mundë të realizohen në mënyre vetanake në nivel të shkollave ku mësimi realizohet në më shumë gjuhë mësimore ose në partneritet me shkollë tjetër. Aplikimi mundë të kryhet deri me datë 03.12.2021”, theksojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button