Vazhdon rritja e rasteve aktive me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, u regjistruan 13 viktima

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 13 vdekje, u shëruan 304 pacientë, ndërsa u regjistruan 601 raste të reja nga 4.501 testime të kryera, njofton Portalb.mk.

 Dy të vdekur janë regjistruar në Shkupi(72 dhe 81), Kumanovë (60 dhe 89) dhe Koçani (64 dhe 72), dhe nga një i vdekur në Kavadar (78), Demir Hisar (75), Manastir (68), Kriva Pallankë (58), Veles (73) Negotinë (45), dhe Vinicë (78). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë spital.

Rastet e reja:

  • Shkup – 217
  • Manastir – 68
  • Veles – 34
  • Kavadari dhe Kumanova – 31
  • Prilep dhe Shtip – 28 secili
  • Kriva Pallankë – 18
  • Koçani dhe Tetova – nga 17
  • Gjevgjeli – 16
  • Dellçeva, Kërçova, Ohri dhe Radovishi – nga 10
  • Berovë – 9
  • Negotinë – 8
  • Makedonska Kamenica dhe Resnjë – nga 5
  • Bogdanci, Vinica dhe Gostivari – nga 4
  • Kratovë, Probishtip dhe Strumicë – nga 3
  • Demir Hisar, Krusheva dhe Sveti Nikollë – nga 2
  • Makedonski Brod dhe Struga – nga 1

Pacientët e shëruar:

  • Shkup – 141
  • Kumanovë – 26
  • Veles – 16
  • Prilep dhe Kavadar – nga 15
  • Manastir dhe Shtip – 14
  • Ohër – 10
  • Tetova dhe Koçani – nga 7
  • Probishtip – 6
  • Sveti Nikollë – 5
  • Strumicë, Gjevgjeli, Negotinë dhe Dellçevë – 4
  • Kërçova, Struga, Valandova dhe Demir Hisar – nga 2
  • Gostivari, Resnja, Vinica dhe Kratovë – nga 1

Ndryshe numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 205.623, numri i të shëruarve është 190.570, numri i të vdekurve është 7.217 dhe numri i rasteve aktive është 7.836. U realizuan 1.404.750 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button