Zjarri në REK Manastir është shuar, nuk ka të lënduar (Video)

Mbrëmë vonë ka rënë zjarr në REK Manastir. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një zjarr në transformatorin brenda termocentralit. Zjarri është shuar, thanë nga  REK Manastir.

Telma raporton se sipas informacioneve fillestare nuk ka të lënduar.

“Sonte ka rënë zjarr në bllokun 3 në REK Manastir, njëri nga dy blloqet me të cilat aktualisht punonte uzina (bllok 1 dhe 3). Zjarri ka rënë në orën 22.50. në izolatorin e transformatorit të bllokut, jashtë termocentralit. Askush nuk është lënduar dhe zjarri është shuar shpejt”, thuhet në njoftimin e REK-ut.

Një video e postuar në profilin e Srebre Markovskit në Facebook tregon zjarrin dhe se si ka ndërhyrë një zjarrfikës.

Drejtori i ESM-së Vasko Kovaçevski thotë se nuk ka rrezik as për njësitë dhe as për punëtorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button