Ulet çmimi i biletave nga Shqipëria, pasi aeroporti kaloi në menaxhimin e një kompanie shqiptare

Industria e aviacionit në Shqipëri 10 vite më parë ofronte çmime mjaft të larta për udhëtimin ajror, por sot panorama është ndryshe.  Futja e kompanive të reja low cost dhe konkurrenca e tyre ka bërë që tregu të jetë më dinamik. Ndryshimi ndodhi pasi menaxhimi i aeroportit i kaloi një kompanie shqiptare, raporton TopChannel.

Nëse do të kërkoni një biletë avioni vetëm vajtje për në qytetet kryesore italiane në fundvit ajo mund të variojë nga 40 – 50 euro. E njëjta gjë vlen edhe për biletat në Gjermani dhe destinacione të tjera evropiane.  Një udhëtim i plotë vajtje – ardhje mund të variojë nga 120 – 200 euro për këto destinacione.

Ndërkohë për vendet e largëta si Abu Dhabi apo Kairo në Egjipt biletat variojnë nga 50-100 euro. Me këto shtete, Shqipëria ka firmosur marrëveshje biletarale për heqjen e vizave dhe vendosjen e linjave direkte ajrore, gjë e cila ka sjellë një flusk të madh shkëmbimi turistësh.

Nga Tirana janë zgjeruar edhe destinacionet e reja ku mundesh të fluturosh me linjë direkte.

Në Barcelonë dhe Madrid një udhëtim vajtje-ardhje mund të variojë nga 110 – 130 euro.E njëjta gjë vlen edhe për vendet skandinave si Malmo e Suedisë dhe Billund i Danimarkës.

Këto çmime konsiderohen të ulëta për periudhën e fundvitit kur fluksi i udhëtimeve është mjaft i lartë, ndërsa në muajt më pak të ngarkuar si shkurti biletat gjenden 15-20 euro më lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button