Maqedonia e Veriut siguroi akomodim të përkohshëm për 131 qytetarë nga Afganistani të punësuar në KB

Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, arritën një grup prej 131 qytetarëve nga Afganistani. Bëhet fjalë për të punësuar të Kombeve të Bashkuara për të cilët Maqedonia e Veriut siguroi akomodim të përkohshëm deri në largimin e tyre në një shtet të tretë, njoftoi Qeveria e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Vendi me këtë vazhdon të ndihmojë në operacionin humanitar ndërkombëtar për ndihmë të civilëve të cilët janë në rrezik nga pushteti i ri taliban.

Pas arritjes u zbatua procedura standarde – kontroll i sigurisë dhe mbrojtjes dhe PCR test.

Do të jenë përkohësisht të vendosur në Shkup, ndërkaq të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Kombet e Bashkuara.

Për momentin në vend qëndrojnë 531 qytetarë të Afganistanit, për të cilët institucionet sigurojnë dhe ua ofrojnë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.

Nga Maqedonia e Veriut deri më tani janë larguar 84 qytetarë, të cilëve qëndrim të përhershëm u siguroi Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Brazili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button