Ministri shqiptar i Mbrojtjes sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Me ftesë të ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe në fushën e mbrojtjes, bashkëpunojnë në nivel rajonal dhe janë aleatë në kuadër të Aleancës së NATO-s”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrat Shekerinska dhe Peleshi në Ministri do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes, rolin e dy vendeve anëtare të Aleancës në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, si dhe promovimin e mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës.

Ministri Peleshi do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button