RMV, faza e parë e skriningut në shkolla – nga 1.323 të testuar vetëm 6 nxënës pozitivë për kovid-19

Nga 1.323 nxënës të testuar në shkollat ​​e mesme dhe fillore në rajonin e QSHP Koçan, Shtip, Veles, Shkup, Kumanovë, Prilep, Manastir, Strumicë, Tetovë dhe Ohër, 725 janë nxënës fillor nga klasa e parë deri në klasën e 9-të, ndërsa 598 janë nxënës të shkollave të mesme. Prej tyre, vetëm 6 nxënës të shkollave fillore rezultuan pozitivë me kovid 19, kurse 1.317 nxënës rezultuan negativë në testim, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

QShP-të gjatë detektimit të  nxënësve pozitiv, veprojnë në përputhje me Algoritmin e miratuar për shkollat ​​në rast të paraqitjes së ndonjë nxënësi me simptoma ose të dyshuar për virus. Për pjesën më të madhe të Qendrave për Shëndet Publik, skriningu përfundon nesër dhe rezultatet përfundimtare duhet të dërgohen nga qendrat më së voni deri në mesin e javës së ardhshme. Pas përpunimit të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë do të publikojë analizën e plotë, e cila do të japë pasqyrë të përgjithshme të pranisë së virusit kovid 19 tek nxënësit në shkolla.

Ministria e Shëndetësisë informon se aktualisht në RMV, 885 fëmijë të moshës 0-17 vjeç, janë aktivë, kurse  15 janë pozitivë me kovid 19. Në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle janë hospitalizuar 19 fëmijë të moshës 9-16 vjeç. Një pacient është me O2 dhe të gjithë të tjerët kanë pasqyrë të lehtë klinike. Asnjë nga fëmijët e shtruar në spital nuk është vaksinuar.

Sipas të dhënave nga sistemi kombëtar Termi im, deri më tani në vend 5800 fëmijë të moshës 12,13,14,15,16 dhe 17 vjeç kanë marrë nga një dozë vaksinë për kovid 19 dhe janë rivaksinuar 4860 të mitur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button