RMV, prokuroria ka lëshuar urdhër për hetimin e dy personave pas zbulimit të punëtorisë së improvizuar për armë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër dy personave, baba dhe bir, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e dy të dyshuarve, në rrugën “Metodija Mitrevski” në Shkup, në një punëtori të improvizuar është gjetur sasi e madhe armësh, municione të ndryshme dhe pjesë për armë. Është kontrolluar edhe në vikend shtëpinë në fshatin Rashtak, ku është gjetur një sasi shtesë armësh dhe municioni.

Për të dyshuarit e moshës 73 dhe 46 vjeçare prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës paraburgim, pasi ekziston rreziku që të ikin ose ta përsërisin veprën penale.

Më datë dy nëntor nga ana e zyrtarëve policor nga Reparti për Polici Kriminale – Sektori për tregti të jashtëligjshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, në bashkëpunim me Njësinë për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë pranë SPB-Shkup, nga liria janë privuar A.J (46) dhe S.J (73), të dy nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “përpunimi i jashtëligjshëm, mbajtja dhe tregtia me armë dhe materie shpërthyese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button