fbpx

RMV, do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik – nuk do të ketë rritje për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, siguron se KRRE si organ rregullator do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat që ka në dispozicion për të parandaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ai thotë se vendimi i radhës për çmimin e energjisë elektrike po mendohet të hiqet tërësisht ose të ulet marzhi dhe fitimet e kompanive energjetike, transmeton Portalb.mk.

“Në një vit krize, të gjithë duhet të sillemi me solidaritet. Si KRRE, ne kemi mjetet dhe do të përdorim të gjithë mekanizmat në dispozicion kur të marrim vendimin e radhës për çmimin e energjisë elektrike. Fitimet dhe marzhet e garantuara për kompanitë e energjisë do të hiqen ose reduktohen plotësisht. E përsëris gjatë gjithë kohës – të gjithë duhet të kuptojnë se në situatë krize të gjithë duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Bislimoski mbrëmë për Alsat.

Ndërkohë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ritheksoi se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si ndërmarrjet mikro dhe të vogla.

Nuk do të ketë kufizime për energjinë elektrike, por gjendje krize do të ketë me qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore direkt në kompanitë energjetike, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë paraqitjes së tij në televizionin Alsat, duke shtuar se qeveria po monitoron situatën.

“Momentalisht nuk parashikohen masa kufizuese, por do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik me qëllimin e vetëm që të mund të injektohen mjete buxhetore direkt në kompanitë energjetike në vend, përfshirë EMV dhe MEPSO për të rritur likuiditetin e tyre që të mund të intervenohet në importin e energjisë elektrike”, tha Bekteshi.

Ai njoftoi se në seancën e parë të qeverisë, e cila do të mbahet të martën, do të propozojë shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë.

“Nesër dhe të premten do të kemi takim me anëtarët e Komisionit të parashikuar në Dekretin për shpalljen e gjendjes së krizës. Edhe uneë si ministër i Ekonomisë, në seancën e parë të qeverisë, e cila është paraparë të mbahet të martën, do t’i propozoj Qeverisë që ta deklarojë këtë situatë”, ka thënë Bekteshi.

Se sa para nga buxheti do të transferohen për kompanitë energjetike do të dihet sot ose nesër, kur siç tha Bekteshi do të bëhen analizat përfundimtare.

Përveç mundësisë së kufizimeve që prekin shumë qytetarët, Bekteshi në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ka treguar se për kë nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike deri në fund të vitit. 

“Deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje për amvisëritë dhe përdoruesit e vegjël të energjisë elektrike, ku zakonisht përfshihen kompanitë e vogla”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button