Misioni i OSBE-së në Shkup prezantoi kurs online mbi sigurinë digjitale të gazetareve femra

Për të ndihmuar femrat profesioniste të medias të zhvillojnë qasje të sigurisë digjitale që do t’iu ofrojnë atyre siguri në internet, Misioni i OSBE-së në Shkup nisi kursin online mbi sigurinë digjitale më 2 nëntor 2021, përcjell Portalb.mk.

Kursi fokusohet në sfidat specifike me të cilat përballen gazetarët si në internet ashtu edhe në jetën reale, përfshi kërcënimet, gjuhën e urrejtjes, ngacmimin, frikësimin, shpifjen dhe rreziqe tjera të ndërlidhura. Seancat mësimore komunikojnë gjithashtu mënyra efektive për të parandaluar dhe trajtuar sulmet, si dhe stresin e ndërlidhur psikologjik, përfshi sfidat e COVID-19.

Pas përfundimit të kursit, gazetarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë do të jenë në gjendje të përmirësojnë shprehitë e tyre të sigurisë digjitale, duke ndjekur praktikat e sigurta, si dhe duke planifikuar reagimin ndaj incidenteve të mundshme.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve, ne filluam kursin tonë për të ndihmuar gratë gazetare të rrisin ndërgjegjësimin e tyre për rreziqet ekzistuese në internet, dhe i cili ka për qëllim  përmirësimin e shprehive të sigurisë së tyre digjitale. Vetëm profesionistë të medias të mbrojtur, të sigurt dhe të fuqizuar mund të ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie të mbështetur në vlerat demokratike, si dhe të ofrojnë qasje të ndryshme dhe në kohë në informacione,” tha ambasadori Clemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Gazetarët meshkuj që përballen me sfida të sigurisë gjithashtu inkurajohen të kontrollojnë kursin në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button