RMV, si u shënua muaji botëror i luftës kundër kancerit të gjirit

Muaji tetor i vitit 1985 është shpallur muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Çdo vit në periudhën e tetorit organizohen ngjarje të ndryshme sensibilizuese, përcjell Portalb.mk.

Shoqata “Borka-për çdo ditë të re” është drejtuese e ngjarjeve lidhur me këtë muaj në vendin tonë, me qëllim ngritjen e etëdijes për betejën ekzistuese me të cilën përballen çdo ditë shumë gra.

Këtë vit, me rastin e Tetorit – muajit për luftë kundër kancerit të gjirit, u organizua një ngjarje e cili u zhvillua më 22 tetor në Ramstore Mall. Të ftuar me në këtë ngjarje me fjalimet e tyre ishin bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska, pastaj drejtoresha e përgjithshme e Ramstore Maqedoni, Daniela Ademoska dhe kryetarja e Shoqatës “Borka – për çdo ditë të re”, Biba Dodeva. Fokusi ishte vendosur te thirrja për ekzaminime në kohë dhe paraqitje te mjeku, por i është kushtuar rëndësi edhe mundësimit në kohë të pacientëve për ekzaminim, gjë që aktualisht është e vështirë.

Dodeva theksoi se qasja multidisiplinare duhet të zbatohet si mënyrë për trajtimin e çdo lloj kanceri. Ajo po ashtu theksoi se problemi më i madh qëndron tek diagnoza e vonshme, prandaj ekzaminimet në kohë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Me këtë rast, por edhe për faktin se 60 për qind e punonjësve të Ramstore janë pjesëtare të popullatës femërore, Ramstore Mall si kompani me përgjegjësi shoqërore u ngjyros me ngjyrë rozë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të folur hapur për kancerin si sëmundje e kurueshme.

Në të njëjtën ditë u organizua Konferenca e 14-të kombëtare me temë “Përballimi me sfidat në luftën kundër kancerit të gjirit”. Konferenca ishte online dhe linku për pjesëmarrje ishte në dispozicion të publikut. Fjalime në ngjarje kishin Biba Dodeva, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, Dr. Dragana Mogilevska – Gruevska, specialiste për diagnostikim me rendgen, IShP Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar – Koçan, Dr. Meri Peshevska, radioterapeste specialiste – onkologe Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji KURO Shkup, Dr Nino Vasev, specialist onkolog, Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji – KURO Shkup, Vesna Ramljak, nga Qendra Spitalore Klinike “Sestre Milosërdice” nga Zagrebi, Kroaci.

Pas përfundimit të të gjitha fjalimeve, u mbajt panel diskutimi me temë “Futja e një qasjeje multidisiplinare në trajtimin e kancerit të gjirit me qëllim përmirësimin e cilësisë së trajtimit të pacientëve”.

Më 16 tetor u organizua garë dhe shëtitje, e cila është pjesë e garës më të madhe evropiane kushtuar shëndetit të grave.

Ndryshe, Shoqata “Borka-për çdo ditë të re” është formuar për mbështetjen e pacientëve me kancer nga ana e publikut të gjerë, institucionet publike shëndetësore dhe sektori joqeveritar, në përpjekjet për të realizuar aktivitete që do të luftojnë kundër të gjitha llojeve të kancerit. Qëllimi është të ketë një shoqatë që do të trajtojë të gjitha llojet e kancerit dhe do të luftojë kancerin në përgjithësi.

Çdo vit, muaji tetor është në frymën e ngjyrës rozë dhe në rëndësinë e shënimit të saj, falë përpjekjeve që kjo shoqatë bën për qytetarët dhe pacientët.

Lexo më shumë lajme në lidhje me kancerin e gjirit:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button