Shefi për Krim të Organizuar është pensionuar para kohe Llaze Velkovski hyri në ekipin e hetuesve të Vilma Ruskovkës

Ish-shefi i Sektorit për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në MPB Laze Velkovski, i cili në maj u pensionua në mënyrë eksprese, pasi  plotësoi 40 vite stazh, pa mundësinë ligjore për të vazhduar shërbimin si policët e tjerë edhe për 5 vite të tjera, prej sot në mëngjes hyri në ekipin e hetuesve të prokurores publike për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska, njofton Portalb.mk.

Ruskovska tha për SDK se Velkovski fillimisht ishte punësuar për tre muaj, me kontratë në vepër.

“Velkovski është marrë me kontratë për të ndihmuar në formimin e qendrës hetimore në departamentin për ndjekjen e personave me kompetenca policore. Kontratën e kemi nënshkruar sot në mëngjes”, tha kreu i krimit të organizuar.

Velkovski si shef i MPB-së për krim të organizuar, para pensionimit të papritur në maj nga Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, është angazhuar në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar me urdhër të shefes Vilma Ruskovska.

Ligji për Procedurë Penale e ndalon ndonjë hetues të hiqet prej të prokurori, vetëm nëse prokurori tërheq urdhrin. Ekziston neni 50, i cili garanton prokurorin se hetuesi i caktuar do të jetë në dispozicion të tij.

Në këtë nen në paragrafin 3 thuhet: “Për sa kohë që nëpunësit janë caktuar për të punuar në prokurori, ata nuk mund të caktohen në një punë tjetër në organet shtetërore nga vijnë ose të largohen nga çështja në fjalë pa miratimin e qartë të prokurorit publik.

Paraprakisht, Velkovski ishte drejtor i Byrosë për Siguri Publike, megjithatë Spasovski e shkarkoi nga kjo pozitë për shkak të një skandalit, me të cilin dëshmohej se, Velkovski, një automjet zyrtar të MPB-së ua kishte dhënë për përdorim privat disa personave, të cilët kishin shkuar për pushime në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button