RMV, vetëm dy kandidate të zgjedhura për kryetare komunash në zgjedhjet lokale në vend

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend, vetëm dy kandidate morën numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur kryetare të ardhshëm të komunave. 79 postet e tjera për kryetar komunash u përkisnin burrave. Përjashtimet e vetme janë kryetarja e ardhshme e Shkupit, Danella Arsovska, e cila si kandidate u përkrah nga partia opozitare VMRO-DPMNE dhe Zaklina Jovanovska nga LSDM, e cila kandidoi për kryetare të komunës së Staro Nagoriçanit, tregojnë të dhënat fillestare jozyrtare të KShZ-së, përcjell Portalb.mk.

Kjo shpërndarje negative gjinore e mandateve të kryetarëve të komunave në raundin e dytë vjen pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale, kur asnjë grua kandidate për kryetare komune nuk arriti të zgjidhet për të kryesuar ndonjë nga komunat e vendit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të djeshme, Teuta Arifi nga BDI në Tetovë humbi nga kundërkandidati i BESA-s, Bilall Kasami. Në Haraçinë, kandidatja e LSDM-së Milikije Halimi humbi nga Ridvan Ibraimi i BDI-së. Në komunën Qendër të Shkupit, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Natasha Kotlar-Trajkova humbi nga Goran Gerasimovski nga LSDM. Në Komunën e Makedonska Kamenicës, kandidatja e LSDM-së Sonja Stamenkova humbi në raundin e dytë nga Dimço Atanasovski nga VMRO-DPMNE.

Ky rezultat sifdues është pasojë e faktit se në vend nuk ka kuota për përfaqësim të balancuar gjinor të posteve të kryetarëve të komunave. Me vetëm dy kryetare komunash të zgjedhur këtë vit, Maqedonia e Veriut arriti rezultatin e dytë famëkeq pas zgjedhjeve lokale të vitit 2009, në të cilat asnjë grua nuk u zgjodh kryetare në komunat maqedonase.

Rezultati aktual i dy raundeve të zgjedhjeve lokale të sivjetme është më i keq se katër vite më parë, kur në krye të komunave u zgjodhën gjashtë kandidate për kryetare komunash në vetëqeverisjet lokale në vend .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button