Kandidati i LSDM-së pranoi humbjen në Kumanovë, Dimitrievski feston (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Kumanovës, Oliver Ilievski ka pranuar humbjen nga kandidati i pavarur por që ka marrë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Maksim Dimitrievski.

“Në këtë moment dua t’i uroj fituesit dhe t’i porosis që Kumanovën ta udhëheqin mirë, të bëjnë investime dhe programin tonë e kanë në dispozicion”, tha Ilievski, transmeton TV21.

Nga ana tjetër, Maksim Dimitrievski feston.

“Ju falënderoj kumanovarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ishin luftëtarë të mëdhenj për Kumanovën tonë dhe për Maqedoninë. Ne duam që bashkërisht nga qytetarët dhe me qytetarët të vazhdojmë për qytetarët tanë… Nga Kumanova kanë filluar ndryshime të mëdha në të kaluarën dhe ne këtë do ta vazhdojmë dhe ta zhvillojmë Kumanovën si qytet dhe vend të mirë për jetesë.Ne fituam me votat e qytetarëve të Kumanovës, nuk i ndajmë qytetarët në bazë të partive, kombësive dhe religjionit”, tha Dimitrievski, teksa falënderoj partitë, por pa përmendur të njëjtat që haptazi shprehën mbështetjen për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button