Policia i raportoi parregullsitë e fundit që ndodhën në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Parregullsitë e regjistruara pas konferencës për shtyp të organizuar nga ora 12:30, Policia i ka raportuar, duke paralajmëruar edhe kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

Të drejtën e votës sot e ka shfrytëzuar edhe G.K. nga Radovishi përkundër se ka vendim për vetëizolim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

Policia ka sqaruar gjithashtu që S.M. nga Koçani në vendvotimin 835, ka shprehur sjellje agresive ndaj dy policë, duke refuzuar edhe urdhrin verbal të tyre.

Kryetari i Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 835 në Koçani, ka raportuar që qytetari S.M. ka prishur procesin zgjedhor, pasi i ka treguar gruas së vet për kë të voton, duke i treguar edhe vëzhguesve pastaj. Këshilli Zgjedhor ka raportuar rastin edhe te prokurori publik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button