fbpx

Mos bini pre e thirrjeve antivaksere për të mos u vaksinuar

Raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen me koronavirusin në vend konfirmojnë se më të rrezikuarit nga koronavirusi janë personat e pavaksinuar. Mes të vdekurve ka edhe të vaksinuar dhe këtë askush nuk e mohon. Asnjë nga vaksinat e miratuara nuk është 100 përqind e sigurt, por kjo nuk do të thotë se ato janë joefektive ose se shkaktojnë vdekje. Në postim pa asnjë prove pretendohet se “shumë mjekë kanë guxuar të thonë të vërtetën se vdekshmëria nga vaksinat është reale”. Por nuk thuhet se kush janë ata mjekë, nga vijnë dhe as nuk shpjegohet se si kanë arritur deri te kjo e vërtetë e supozuar, shkruan Vërtetmatësi.

Postim në Facebook përhap mesazh antivakser dhe apelon deri tek qytetarët të mos vaksinohen, me çka shkakton dëm të drejtpërdrejtë në luftën e përgjithshme kundër koronavirusit, për shkak të të cilit deri më sot jetën e kanë humbur reth 6 milionë njerëz në të gjithë botën.

Mos merrni vaksina.

Vdekshmëria është më se e qartë dhe shumë mjekë patën guximin ta thonë të vërtetën!!

Shpjegimi pse nuk duhen marrë vaksinat është po aq i palogjikshëm sa vetë mesazhi kundër vaksinës. Thuhet se vdekshmëria është më se e qartë, por nuk ka asnjë shpjegim se si mund të jetë vdekshmëria nga vaksinat e qartë kur situata në terren e thotë të kundërtën.

Raportet e Мinistrisë së Shëndetësisë për gjendjen me koronavirusin në vend konfirmojnë se më të rrezikuarit nga koronavirusi janë personat e pavaksinuar.

Në periudhën nga 06.08-21.10.2021 74% e rasteve positive me Kovid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk kanë qenë të vaksinuar është 76%, ndërsa vetëm 24% e të gjithë pacientëve të hospitalizuar kanë qenë të vaksinuar me dy doza. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është shumë më e lartë, dmth 83% e të vdekurve nuk kanë qenë të vaksinuar, dhe vetëm 260, pra 17% kanë pranuar vaksinën, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Në një deklaratë për „Vërtetmatësin“ këtë e konfirmoi edhe D-r Aleksandra Georgieva, kryetare e Shoqatës së mjekëve specializantë.

Individët e pavaksinuar zhvillojnë një pasqyrë klinike shumë më të rëndë me pasoja të vazhdueshme ndaj shëndetit të tyre, të cilat shpesh çojnë në paaftësi të përhershme ose ulje të cilësisë së jetës pas Kovid-19. Përqindja e lartë e vaksinimit është mënyra e vetme për të ndaluar pandeminë e Kovid-19, si shembull në praktikë mund të marrim një sërë vendesh të Evropës Perëndimore, shkalla e vaksinimit të të cilave kalon 75%. I bëj thirrje çdo qytetari që duke u vaksinuar në radhë të parë të mbrojë shëndetin e tij, e më pas shëndetin e të dashurve dhe të bashkësisë, thotë Georgieva.

Fakt është se mes të vdekurve ka edhe të vaksinuar dhe këtë askush nuk e mohon. Asnjë nga vaksinat e miratuara nuk është 100 përqind e sigurt, por kjo nuk do të thotë se ato janë joefektive ose se shkaktojnë vdekje.

Gjithashtu, sipas të dhënave nga Ministria, të gjithë ata që kanë vdekur e që kanë qenë të vaksinuar kanë pasur sëmundje kronike të kombinuara.

Në postim pa asnjë prove pretendohet se “shumë mjekë kanë guxuar të thonë të vërtetën se vdekshmëria nga vaksinat është reale”. Por nuk thuhet se kush janë ata mjekë, nga vijnë, as nëse janë nga vendi jonë dhe as nuk shpjegohet se si kanë arritur deri te kjo e vërtetë e supozuar. Nuk është ofruar asnjë provë për ta vërtetuar këtë pretendim kategorik.

Për Dr. Georgieva, postimet e tilla kanë për qëllim ta mashtrojnë opinionin.

“Tek ne dhe në botë praktikohet mjekësia e bazuar në fakte, pra është absurde të flitet për vdekshmëri të shkaktuar nga vaksinat në mungesë të provave shkencore lidhur me këtë pretendim. Artikujt që nuk citojnë emrin dhe mbiemrin e mjekut që jep deklaratën specifike dhe besueshmëria dhe licenca e të cilit mund të kontrollohet përmes Odës së mjekëve, janë thjesht deklarata të sheshta që synojnë të mashtrojnë opinionin”, thekson Georgieva.

Postimet e këtilla në rrjetet sociale, të cilat i bindin përdoruesit që të mos vaksinohen, janë të rrezikshme dhe mund të bëjnë dëm të madh në luftën kundër virusit, të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve dhe ta vënë në rrezik jetën e tyre.

Mos bini pre dhe mos shpërndani postime që janë tendencioze dhe që nuk përmbajnë asnjë provë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button