Zhivka Gjurçinovska: Fermeret e reja kanë nevojë për kushte dhe mbështetje financiare për të qenë të barabarta me burrat

Zhivka Gjurçinovska është një grua që nuk e ka fare problem të ngasë traktor. Është një fermere e zellshme dhe nënë e tre fëmijëve, e cila jeton me familjen e saj në fshatin Tumçevishtë të Gostivarit, në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, shkruan Meta.mk.

Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat
Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat

Gjurçinovska tashmë 11 vite është fermere e regjistruar, ndërsa me këtë profesion merret 20 vite. Ajo prodhon misër, grurë, fasule, patate dhe perime të tjera, kurse ka edhe lopë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, për të cilin thotë se e mbështet në ambiciet e saj, me sugjerimin e fëmijëve të tyre, vendosën të provojnë rritjen e lajthive. Tashmë ata zotërojnë tre lloje lajthish në 8000 m2 tokë që a kanë me qira.

Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat
Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat

Thotë se për të rritur lajthitë duhet pasur shumë durim sepse ato nuk prodhojnë lajthi në shtatë deri në tetë vitet e para.

“Rundin e parë të lajthive e kemi marrë dy vite më parë. Ka shumë punë në prodhimtarinë e lajthive. Ende i mbledhim me dorë, nga druri dhe nga toka. Më pas me dorë bëjmë klasifikimin e llojeve të ndryshme e më pas i thajmë. Varësisht nga kërkesa, por lajthitë zakonisht i shesim të pathyera”, tha Gjurçinovska për Meta, duke shtuar se pret që së shpejti t’i lehtësohet puna.

Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat
Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat

Ajo ka fituar një grant përmes masës për gratë e regjistruara si prodhuese bujqësore nga Programi Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me të cilin ka blerë një makinë për klasifikimin dhe thyerjen e lajthive.

“Kur të mbërrijë makina do të jetë shumë më lehtë, do të zvogëlohet pjesë e madhe e procesit që e bëjmë me dorë. Por, për shkak të pandemisë makina na vonua pak”, tha Gjurçinovska.

Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat
Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat

Ajo thekson se mbështetja financiare për gratë në zonat rurale, por mbështetja financiare e përshtatur për nevojat e grave fermere është shumë e rëndësishme. Sipas saj, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është i nevojshëm në bujqësi dhe zhvillimin rural.

“Në atë mënyrë, përmes fuqizimit ekonomik, grave nga zonat rurale do t’u sigurohet jetë cilësore që do t’u japë të gjitha parakushtet që të jenë të barabarta me burrat pa marrë parasysh vendbanimin”, shpjegoi Gjurçinovska.

Krahas problemeve financiare me të cilat përballen gratë fermere, problem në funksionimin e suksesshëm të tyre është edhe infrastruktura.

Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat
Foto. Zhivka Gjurçinovska arkivi privat

“Për të motivuar të rejat që të merren me bujqësi, duhet të kenë kushte. Për shembull, në fshatin tonë na duhet një kopsht fëmijësh. Shkolla fillore është vetëm deri në klasën e pestë. Nuk ka kanalizim. Nuk kemi as transport që të mund të shkojmë në qytet. Nuk ka transport edhe kur duhet të shkojmë te mjeku apo në komunë. Të gjithë gjendemi me automjete dhe kërkojmë të kryejmë nga dy ose tre punë në të njëjtën kohë”, u ankua dhe tha se nëse këto kushte do t’u ofroheshin grave të reja, do të ishte shumë më e lehtë për to sesa për të në 20 vitet e fundit.

Sipas raportit për Koalicionin rural për barazi gjinore në bujqësi dhe zhvillimi rural pandemia me kovid-19 nxori në sipërfaqe të gjitha sfidat me të cilat përballen gratë në zonat rurale dhe e dha pasqyrën reale të barazisë gjinore në zonat rurale.

“Efektet negative të krizës shëndetësore, ekonomike në vend që u shkaktuan nga kovid-19 prekin gratë në zonat rurale, pasi ngarkesa e tyre tashmë është rritur si në shtëpi ashtu edhe në terren dhe puna e tyre ende nuk vlerësohet sa duhet. Në nivel global, gratë përfshihen më shpesh në ekonominë informale dhe puna e tyre nuk njihet dhe paguhet”, thuhet në raport.

Sipas Koalicionit Rural, edhe më alarmues është fakti se vetëm 38% e grave në zonat rurale konsiderohen ekonomikisht aktive dhe pjesa tjetër hyn në të ashtuquajturat. ekonomia informale ku statusi i gruas në aspektin e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale nuk është i rregulluar. Kjo e zmadhon drejtpërdrejt hendekun në diskriminimin para-ekzistues dhe i bën gratë në zonat rurale edhe më të cenueshme.

Në analizën e kësaj organizate joqeveritare e titulluar “Kah çon rruga e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor ne sektorin bujqësi dhe zhvillimin rural?“ thuhet se 18.632 nga gjithsej 177.845 fermerë të regjistruar, janë gra dhe për to problem kryesor është se nuk kanë pothuajse asnjë pronë në emër të tyre. Kjo është një pengesë administrative për marrjen e kredive, marrjen e përfitimeve në lidhje me programet mbështetëse dhe të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button