Në Muzeun Arkeologjik në Shkup është hapur ekspozita e veprave të riprodhuara të piktorit italian Raffaelo

Në Muzeun Arkeologjik në Shkup javën e kaluar është hapur ekspozita “Raffaelo: Opera Omnia”, ku janë të ekspozuara 14 veprat e riprodhuara të piktorit në teknikë digjitale. Kjo ekspozitë, është në kuadër të ekspozitave udhëtuese kushtuar artistit nga Urbino, e organizuar me rastin e 500 rastin të vdekjes së Raffaelo Sanzio në vitin 2020, nga dega tregtare e Radios dhe Televizionit Italian në bashkëpunim me MPJ-në italiane, transmeton Portalb.mk.

Ekspozita “Portretisti Raffaelo” synon të nderojë talentin e Raffaelos në përpjekjet e tij për të përshkruar personazhet e kohës së tij. Ekspozita përbëhet nga 14 riprodhime të veprave të Raffaelos me të njëjtën madhësi si ato origjinale dhe të pajisura me ndriçim të sofistikuar që u jep atyre veçori sugjestive të veçantë. Riprodhimet shoqërohen nga një instalim interaktiv në formën e një klubi të quajtur “Video kub”, i cili u lejon vizitorëve të  mësojnë më shumë për aspekte të ndryshme të jetës dhe karrierës artistike të Raffaelit. Para ekspozitës në Shkup, gjatë viteve 2020 dhe 2021, ky koleksion u skepozua në Ankara, Pekin, Hanoi (Vietnam), Tunizi, Savonlina (Finlandë) dhe Prishtinë.

Ekspozita e portretistit Raffaello ofron një mundësi që përmes videove posaçërisht të realizuara, të shihen disa nga aspektet më të rëndësishme të punës artistike të Raffaellos. Përkatësisht, në struktura të veçanta në formën e një kubi, mund të përzgjidhen video të shkurtra përshkruese për fazat e ndryshme të jetës së Raffaelos. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 20.12.2021.

Raffaello Sanzio da Urbino i njohur si Rafaelo, ishte një piktor italian dhe arkitekt i Rilindjes së Lartë. Puna e tij admirohet për qartësinë e saj të formës, lehtësinë e përbërjes dhe arritjen vizuale të idealit Neoplatonik të madhështisë njerëzore. Së bashku me Mikelanxhelon dhe Leonardo da Vinçin, përbëjnë treshen tradicionale të mjeshtrave të mëdhenj të asaj periudhe.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button