Nga korona nuk vdesin vetëm persona të vaksinuar, 75 përqind e të vdekurve janë të pa vaksinuar

Me këtë postim manipulativ janë shpërndarë dy foto nga publikimet në media të Ministrisë së shëndetësisë dhe në njërën nga fotot mund ta lexoni informacionin e vërtetë, që është se 75% e të vdekurve janë të pavaksinuar. Sipas të dhënave të Ministrisë, të gjithë të vdekurit, të cilët janë vaksinuar, kanë qenë të sëmurë me nga një ose më shumë sëmundje kronike dhe vetëm një nga të vdekurit nuk ka pasur sëmundje kronike, por ka qenë në moshë prej 80 vjetësh. Bëhet fjalë për persona të moshuar që në të shumtën e rasteve kanë pasur sëmundje të zemrës dhe mushkërive, diabet dhe sëmundje malinje, shkruan Vërtetmatësi.

PostimiFacebook  i cili është subjekt i këtij recenzioni e dezinformon publikun se nga korona vdesin personat që janë vaksinuar.

20.10.2021

Маqedoni

Vdesin të vaksinuarit.

Ky postim manipulon me raportin e Ministrisë së shëndetësisë për gjendjen me koronavirusin në periudhën nga 08 deri më 14 tetor (të publikuar në 19 tetor), në të cilin thuhet se nga 105 pacientë të vdekur nga Kovid-19, të vaksinuar kanë qenë 26 persona.

Në periudhën nga 08.10 deri më 14.10.2021, kanë vdekur 105 pacientë si pasojë e Kovid-19, nga të cilët mbi 75% kanë qenë të pavaksinuar. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve që kanë ndërruar jetë në periudhën nga 8.10 deri më 14.10, të vaksinuar kanë qenë 26 pacientë kundër Kovid-19.

Me këtë postim manipulativ janë shpërndarë dy foto nga publikimet në media të Ministrisë së shëndetësisë dhe në njërën nga fotot mund ta lexoni informacionin e vërtetë, që është se 75% e të vdekurve janë të pavaksinuar.

Pra, është krejtësisht e gabuar të nxirret përfundimi se “po vdesin të vaksinuarit”, pastaj të shpërndahet në rrjetet sociale dhe njëkohësisht të manipulohet publiku për të krijuar përshtypjen se vdesin vetëm të vaksinuarit.

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë, dhe nga vetë shifrat, i vetmi përfundim që mund të nxirret është se të pavaksinuarit janë më të rrezikuar se të vaksinuarit. Këtë e vërteton përqindja e lartë e vdekjeve tek të pavaksinuarit, e cila është 75%.

Po, është fakt që mes të vdekurve ka edhe të vaksinuar dhe këtë askush nuk e mohon. Asnjë nga vaksinat e miratuara nuk mbron 100% dhe askush nuk e pretendon një gjë të tillë, por kjo nuk do të thotë se ato janë joefikase apo se janë shkaktare të vdekjeve.

Sipas të dhënave nga Ministria, të gjithë të vdekurit, të cilët janë vaksinuar, kanë qenë të sëmurë me nga një ose më shumë sëmundje kronike dhe vetëm një nga të vdekurit nuk ka pasur sëmundje kronike, por ka qenë në moshë prej 80 vjetësh. Bëhet fjalë për persona të moshuar që në të shumtën e rasteve kanë pasur sëmundje të zemrës dhe mushkërive, diabet dhe sëmundje malinje.

Lloji Delta, e ndryshoi, gjegjësisht e zvogëloi efikasitetin e vaksinave, por ato përsëri në të shumtën e rasteve parandalojnë pasqyrën e rëndë të sëmundjes, hospitalizimin dhe vdekjen.

Në 31 korrik, Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve në SHBA  theksoi se lloji Delta i koronavirusit është po aq ngjitës si edhe lija, dhe se infeksioni tek të vaksinuarit mund të jetë po aq i transmetueshëm sa edhe tek të pavaksinuarit.

Në 17 shtator CDC publikoi analizë të disa studimeve të realizuara në SHBA dhe vende të tjera për efikasitetin e vaksinave kundër llojit Delta. Në analizë thuhet se që nga shfaqja e llojit Delta, efikasiteti i vaksinës në parandalimin e hospitalizimit është nga 75 deri më 95 përqind, ndërsa efikasiteti në parandalimin e  infektimit nga 39 deri më 84 përqind – varësisht nga rajoni. Para shfaqjes së llojit Delta, kjo përqindje sillej nga 84 deri më 97 përqind efikasitet në parandalimin e hospitalizimit dhe nga 72 deri në 97 përqind efikasitet në parandalimin e infektimit.

Kjo ndikon sidomos tek personat me imunitet të kompromentuar, të cilët kanë një sistem imunologjik të dobësuar dhe që janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj Kovid-19 dhe që mbase nuk do mund të ndërtojnë nivel të njëjtë të imunitetit nga vaksinat, krahasuar me personat e shëndetshëm.

Këto të dhëna nuk do të thonë se vaksinat janë joefektive dhe se njerëzit nuk duhet të vaksinohen ose të kenë frikë nëse janë vaksinuar kundër koronavirusit. Vaksinat ende janë e vetmja mbrojtje kundër virusit dhe mjeti i vetëm që ka bota për tu përballë me këtë pandemi që po zgjat pothuajse dy vjet.

 

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button