Mëngjesin e sotëm janë regjistruar një seri tërmetesh në kufi me Shqipërinë

Enti për punë hidrometeorologjike i Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se sot në mëngjes ka regjistruar një sërë tërmetesh, epiqendra e të cilëve ndodhet 100 km në jug të Shkupit dhe Shqipërisë, dhe vijnë nga zona e epiqendrës Dibër, përcjell Portalb.mk.

Nga kjo seri në perëndim dhe veriperëndim janë ndjerë pesë tërmete edhe atë:

  • në orën 08 e 05 minuta me magnitudë lokale Rihter ML4 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane,
  • në orën 08 e 09 minuta me magnitudë lokale Rihter ML7 dhe intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane,
  • në orën 08 e 10 minuta me magnitudë lokale Rihter ML4 dhe intensitet IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane,
  • në orën 08 e 11 minuta me magnitudë lokale Rihter ML6 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane,
  • në orën 08 e 14 minuta me magnitudë lokale Rihter ML6 dhe intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button